• |
ide | kryesore

Lëvizjet në Polici/ Shkarkohet edhe drejtori i Tiranës?

Lajme, Të fundit


Shkarkohet Drejtori i Policisë së Tiranës Kastriot Skënderaj. Burime të Gazetës Mapo bëjnë me dije se Kastriot Skënderaj i është komunikuar shkarkimi mëngjesin e sotëm. Drejtori i Policisë Tiranë pak momente më parë është përshëndetur me stafin. Ende nuk dihet se kush do të jetë Drejtori i ri i Policisë së kryeqytetit.

Kastriot Skënderaj është emëruar në kryje të Policisë Tiranë, në muajin shkurt të 2018-së. Një vit më pas ai është shkarkuar nga detyra.  Motivet që çuan në shkarkimin e Drejtorit të Policisë Tiranë ende nuk dihen. Ardi Veliu ka firmosur dy shkarkime brenda pak orëve. Fillimishtë u largua nga detyra Gentjan Shehaj, Drejtor i Policisë Vlorë dhe pak orë më vonë edhe Drejtori i Policisë Tiranë. Pritet që të ketë të tjera lëvizje në Policinë e Shtetit.

Burime të Gazetës Mapo bëjnë me dije se Skënderaj nuk ka qënë dakort me largimin, por urdhëri tashmë është firmosur nga Ardi Veliu.


2 Comments

  1. Odo te veme ata qe na sherbejne sipas kanunit komunist, o sdo leme kembe polici pa e sorrollatur deri kur te plotesohet deshira e diktatorit. Me mjeshter te se kaluaresm me dinakerine e kohes keta ruajte te rendit jane kthyer ne sherbetore te unit. Kete po e vertetojne e dhe veprimet pa kriter te kesaj policie qe arreston protestues qe te trembe popullin, per te ulur nivelin e protestave ,, pra me forma e veprime te ndaluara qe jane te denueshme. Keta jane ish kuadrot e shkolles se komunizmit ne policine e shtetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *