• |
ide | kryesore

Aksident në Fushë Krujë-Tiranë, plagosen dy të rinj

Lajme, Të fundit


Një aksident me pasojë plagosjen e dy të rinjve ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugorë  Fushë Krujë -Tiranë

“Më datë 13.03.2019, rreth orës 18:00, në aksin rrugor Fushë Krujë -Tiranë , në Kamerras  shtetasi F.V., 25 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe për pasojë është aksidentuar vetë dhe pasagjeri shtetasi A.Ç., 19 vjeç , të cilët u transportuan në Spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve”, ka njoftuar policia.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *