• |
ide | kryesore

Krujë, rrjeti i energjisë elektrike i amortizuar, 400 familje në rrezik

Lajme


Energjia elektrike në afro 400 familje në Dukagjin të Krujës shkon përmes këtij rrjeti të amortizuar.

Banorët shprehen se investimet e fundit kanë qenë në kohën e komunizmit, shteti nuk ka bërë asnjë ndërhyrje edhe pse ata kanë paguar rregullisht çdo detyrim ndaj tij.

Shkëputja e telave përcjellës së energjisë elektrike shpesh ka rrezikuar jetën e banorëve të kësaj zone, të cilët apelojnë për investime urgjente.

Por përveç energjisë elektrike që shpesh mungon si pasojë e rrjetit të vjetërsuar, banorët ankohen për mungesën e ujit, infrastrukturës dhe shërbimit shëndetësor./ora news


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *