• |
ide | kryesore

Lirimi i protestuesve të opozitës në Fier, Policia e Shtetit kundër gjykatës: Jemi të tronditur…

Lajme, Të fundit


Reagim i Policisë së Shtetit

Vendimi i sotëm i gjyqtarit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, Pirro Sota, për të liruar nëpunësin e Bashkisë Mallakastër, që goditi me gur në kokë një punonjës policie në krye të detyrës, ka tronditur të gjithë Policinë e Shtetit.

Arroganca, shpërfillja ekstreme e ligjit dhe injorimi flagrant i provave të pakundërshtueshme dhe i raporteve të shërbimit të Policisë së Shtetit, që provonin atë që ka parë tashmë gjithë Shqipëria, janë të papranueshme.

Punonjësit e Policisë së Shtetit kanë mbrojtjen e veçantë të ligjit, gjatë ushtrimit të detyrës së tyre.

Rreziku për jetën e punonjësve të PSH, shtohet jo vetëm nga papërgjegjshmëria e elementëve kriminalë, por edhe e gjyqtarëve të lidhur me krimin.

Policia e Shtetit e ka dëshmuar me gjakun e qindra dëshmorëve, përgjegjësinë e saj publike dhe nuk mund të pajtohet me vendime skandaloze të ndonjë gjyqtari të papërgjegjshëm, vendime të cilat jo rrallë herë kanë lënë të pandëshkuar jo vetëm autorët e plagosjeve ndaj policëve, si rasti aktual i Fierit, por edhe vrasësit e tyre.

PSH do të ndërmarrë të gjitha masat ligjore si për të mbrojtur jetën e punonjësve të saj, ashtu dhe për të vënë përpara drejtësisë bashkëpunëtorët e krimit, edhe kur këta mbajnë të veshur padrejtësisht mantelin e gjyqtarit.

Policia e Shtetit do të depozitojë padi penale ndaj gjyqtarit Sota, si dhe do të referojë pranë organeve të Vettingut dokumentacionin që provon absurditetin e vendimit të tij.


7 Comments

  1. Kur flet gjykata nuk duhet të hajë mut askush, cilido qoftë ai,ajo ose ata. Kjo deklarate tingëllon si e policise se kohes se dulles. Në rastin konkret duhet të merret si i pandehur ai që e ka firmosur dhe ti shpjegohet ligji që herë tebflase kur duhet dhe si duhet jo të hajë mut sipas oreksit.

  2. A e dini ju qe raporti sherbimit nuk eshte prove. Nese nje dit do te mesoni se cfare jane provat dmth te mesoni kodin e procedures penale do kuptoni qe nuk ka ndodhur asgje me kete vendim

    1. i pa emer por si rama as mashkull as femer.nuk dalluat 9 muaj jastekun e griseldes e te dini ju ligjet se bashku me policin e leshit.

    2. Cfare provash more ‘i Paemer’. Si mund te merresh seriozisht kur as emrin nuk ve? Aq frike ke?!
      Sa per kodin penal ate e dine me mire ato qe merren me merren me te, bile edhe ato kane intetpretime te ndryshme sepse ligjet nuk jane shume te qarta (bere me qellim apo jo nuk e dime). Njerezit e zakonshem nuk mund te dine cdo gje.

  3. Policia e Shtetit i sherben Rames, kjo dihet. Me kete deklarate ata duan te tregojne qe be i kapim ‘kriminelet’ por Gjykatat i lirojne, prandaj duhet te perfundoje e ashtuquajtura ‘Reforme ne Drejtesi’ qe vetem drejtesi nuk eshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *