• |
ide | kryesore

Monika Kryemadhi i shkruan KQZ: Dhënia e mandatit kandidatëve të LSI, antiligjore (Letra)

Lajme, Të fundit


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi i ka dërguar ditën e sotme një letër Komisionit Qëndror Zgjedhor ku shprehet se Komiteti Drejtues Kombëtar i partisë së saj ka vendosur çregjistrimin si anëtarë të Lëvizjes Socialiste të të gjithë kandidatëve për deputetë të listës shumëemërore të LSI-së, të cilët thyejnë vendimin politik të

Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe pranojnë mandatin e deputetit. Në letrën e saj ajo shprehet se “dhënia e mandatit çdo njërit prej tyre është antikushtetuese dhe antiligjore, pasi në zgjedhjet politike të 25 qershorit në përputhje me Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor qytetarët shqiptarë kanë votuar për partitë politike dhe jo për individet”.

Letra e plotë e Monika Kryemadhit

Lëvizja Socialiste për Integrim me Vendimin Nr. 2 datë 22.02.2019 të Komitetit Drejtues Kombëtar të saj ka vendosur djegien e mandateve të deputetëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Kuvendin e Shqipërisë dhe mospjesmarrjen përfundimtare të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Kuvendin e Shqipërisë.

Komiteti Drejtues Kombëtar ka vendosur çregjistrimin si anëtarë të Lëvizjes Socialiste të të gjithë kandidatëve për deputetë të listës shumëemërore të LSI-së të paraqitur prej saj për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 qershor 2017, të cilët thyejnë vendimin politik të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe pranojnë mandatin e deputetit.

Çdo invidid i listave shumëemërore të LSI, që pranon mandatin e deputetit nuk përfaqëson as formalisht as ligjërisht dhe as politikisht Lëvizjen Socialiste për Integrim ,ndaj edhe dhënia e mandatit çdo njërit prej tyre është antikushtetuese dhe antiligjore, pasi në zgjedhjet politike të 25 qershorit në përputhje me Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor qytetarët shqiptarë kanë votuar për partitë politike dhe jo për individet.

Rezultati i arritur nga Lëvizja Socialiste për Integrim i ka dhënë kësaj partie të drejtën ligjore, që në përputhje me ligjin, të zgjedhë nga lista shumëemërore e LSI përfaqësuesit e saj në parlament, bazuar në radhitjen në listën shumëemërore, të vendosur po nga LSI si parti politike, sipas autoritetit të përfaqësimit, që i jep asaj Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor.

Përfundimisht ju bëjmë me dije se çdo mandat i dhënë nga KQZ nga lista shumëemërore e Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk përfaqëson absolutisht këtë parti. Çdo individ, që pajiset me mandat deputeti nga KQZ nga kjo listë shumëemërore e LSI është i paligjshëm dhe nuk mund të përdorë në asnjë rast as vullnetin politik, por as atributet formale, ligjore dhe publike të perfaqësimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim përfshirë këtu siglën, programin, statutin, emblemën, vulën dhe emrin e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Letra e saj vjen vetëm pak pas deklaratës së deputetit Lefter Koka i cili u shpreh se vazhdon të jetë pjesë e LSI-së pavarësisht vendimit për të mos djegur mandatin, gjë e cila u përgënjeshtrua nga përfaqësuesit e saj.


9 Comments

  1. Leter model! Dallohet menjehere dora e doktoreshes se shkencave. E mireformuluar dhe e mirebazuar ne ligj.
    Jam i sigurte qe ne vitet e ardhshme kjo leter do i jepet si material studimi, studenteve te magjistratures.

    1. Zonja Kije e 21-shit , kur bashke me Baftin pasi i moret paret nga 1-140 kandidat, i mbushet listat me hajdute dhe kurvica ngelsa ekselente, a pyetet njeri? Keto dite mbaji mend si dite te mira, shume shpejt ty dhe Baftijarit do t’ju duket prifti gomar. Ju zente haku i miletit

  2. ahaha tani qe po i cthuret partia kesaj loqes… po i tregon KQZ ligjin … ahahah.

    Sa deshperim !

  3. te thuash pronarit qe une do terhiqem nga drejtimi i ndermarjes si drejtoreshe, vendi boshe i punes nuk mund ta ze njeri si eshte antiligjore, keta ose jane idjota aose bejne vet, se te kuptojne qe jane vetem numra edhe cdo njeri qe largohet nga nje detyre zevendesohet nga nje person tjeter

    1. ta gezoj pela. idjot te duket? cdo istucion ose drejtus jepe doreheqjen zevendesohet, prandaj jane nendrejtorat e keshtu me radhe, edhe parlamenti zevendesohet, kur iken ose jep doreheqjen njeri, eshte 1 apo shume persona njesoj kur eshte larguar nje deputet edhe ai eshte zevendesuar, por thuaj se nuk e prisste basha me monen kete edhe doli jashte kontrollit cdogje

  4. Deputetet e listes jane jashte ligjore, e te pa votuar, por me listen e kryetareve te partive. Atehere, kur fituesit e listes dalin nga parlamenti, cdo zevendesues do kaloi perpara tek kryetari i partise, tek partia e pastaj mund ti aprovohet. por kur partia bojkoton totalisht me vote te forumeve te saja per mos pjesemarrje, keta qe shkelin vendimin partiak nuk quhen deputete te listes sepse nuk dime kush i ka autorizuar per deputete. Pra, kemi te bejme ,o me blerje, o me interesa te momentit, apo te shtyre, e kameleone. Qenia e tyre prezent ne ate parlament eshte ne emer vetiak te emeruar per situaten politike nga mazhoranca, por per interesa politike ata nuk kane autorizim nga ish partite e tyre qe te shpalosin mendime e ligje. Me kete koment, i jap plotesisht te drejte zonjes, sepse ky parlament perfaqeson vlerat me te ulta te 28 vjeteve,.

    1. te na rroj partia familjare. pse sthua si te doje familja e jo partia. po tu marresh lek njerezeve per ti ber deputet, cfar pret ti, normale qe do pranojn, do mundohen te nxjerrin investimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *