• |
ide | kryesore

Qelloi me gurë policin në protestën e PD-së, gjykata lë në ‘arrest shtëpie’ zyrtarin e Bashkisë Ballsh

Lajme, Të fundit


Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për shtetasin Pëllumb Isufaj, i arrestuar të dielën e shkuar pasi qëlloi me gurë një punonjës policie në protestën e Partisë Demokratike.

Sipas provave te paraqitura nga avokati i inspektorit të mjedisit në Bashkinë e Ballshit, nuk është ky personi qe ka qëlluar me gurë efektivin e FNSH-së.

Ndërkohë, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për dy protestues të tjerë të arrestuar për protestën e zhvilluar në qytetin e Fierit ku pati përplasje me policinë.

Seanca zgjati më shumë se dy orë pas këqyrjes se provave dhe analizimit të pamjeve filmike.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *