• |
ide | kryesore

Aksident në Lezhë, 72-vjeçari me makinë përplas një këmbësore

Lajme


Një këmbësore e moshuar është aksidentuar nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Lezhë- Milot në vendin e quajtur Kryqezini i Spitenit.

“Shtetasi Z.M. 72 vjeç, duke drejtuar mjetin e tij tip Opel, ka aksidentuar shtetasen këmbësore L.N 70 vjeçe, e cila është dërguar në spitalin e Lezhës dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor”, sqaron policia.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme hetimore proçedurale.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *