• |
ide | kryesore

Ish-deputeti i PS-së në tryezën e Bashës, tregon kur Rama donte të ndërtonte një teatër të ri me paratë e Greqisë

Lajme, Të fundit


Ish deputeti socialist Limoz Dizdari tregon kohën kur Rama si ministër i Kulturës donte të prishte teatrin kombëtar për të bërë një teatër të ri. Dhe pyetjes së kompozitorit Limoz Dizdari se ku do i gjente paratë, Rama i kishte thënë se do ia jepte qeveria greke. Më poshtë pjesë nga fjala e Dizdarit në një tryezë të organizuar nga PD-ja.

Në vitet 2000 që dola kundra prishjes së teatrit. Atëherë mbaja poste të rëndësishme politike. Isha zv/ kryetar i  komisionit të arsimit dhe kulturës dhe përfaqësoja shumicën në komision. Ai donte të prishte teatrin sepse donte të bënte një teatër të ri. Kërkesa e tij ishte legjitime por protesta e aktorëve ishte e madhe. Rama e kërkonte me insistim dhe unë e pyesja se me çfarë lekësh do ta bësh. Lekët ku do i gjesh. Ai më tha se më ka premtuar qeveria greke dhe kryeministri i Greqisë që do i japë lekët.

Dhe unë i kujtova këngën: Mblidhuni moj gra më qani burrin se unë po vete për dasëm.

Për 17 vjet ai teatër nuk u prish dhe nuk u prish në një kohë kur kryeministri Nano, një politikan shumë i mirë, me gjitë se të gjithë ministrat ishin për prishjen e teatrit, dhe bënë maksimumin për të ma mbushur mendjen mua. Por ne si komision vendosëm që nuk do të prishej.


2 Comments

  1. Limoz,
    mblidh vetem dhe mos u mer me politike se do te zbehesh figuren tende te artistit per te cilen je i vleresuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *