• |
ide | kryesore

Prapaskenat, Rama urdhëroi shkarkimin e Drejtorit të Policisë Fier

Lajme, Të fundit


Shkarkimi nga detyra i Drejtorit të Policisë së Fierit Albert Nushi, nuk lidhet me performancën e tij në punë, por me incidentin që ndodhi në Fier ditën e viztës së Kryeministrit Edi Rama. Në datën 8 mars Kryeministri Rama ishte duke udhëtuar drejt Fierit, ku kishte një takim me gratë në këtë qytet. Por, një protestë e paparlajmëruar bëri që eskorta Ramës të ndryshojë rrugë, pasi qytetarët bllokuan kalimin e çdo lloj makine.

Ndryshimi i intenerarit e ka nervozuar Kryeministrin aq sa kërkoi personalisht informacion, se pse Policia nuk kishte marrë masat. Gazeta Mapo mëson ekskluzivisht se Policia e Fierit nuk kishte informacion për ndonjë protestë dhe shumica e oficerëve ishin shpërndarë në terren sipas planit mujor, ku ishin në aksion për kanabisin, vjedhjen e energjsë dhe ndërtimet pa leje. Pikërisht ky fakt nuk është pranuar nga Kryeministri Rama, i cili i ka kërkuar Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, shkarkimin e Albert Nushit.

Albert Nushi është telefonuar disa orë pas incidentit nga Drejtori i Policisë Ardi Veliu, ku i ka kërkuar shpjegime se përse nuk ishte Policia në dispozicjon të Kryeministrit. Nushi është justifikuar duke i thënë se kishte anagzhuar disa patrulla policie ku do kalonte eskorta e Ramës dhe nuk kishte informacion për protestat.

Mospërgatitja e Policisë së Fierit dhe ndryshimi i intenerarit të eskortës së Ramës, ka bërë që Ardi Veliu një ditë pas incidentit të shkarkojë nga detyra Drejtorin e Policisë Fier, Albert Nushin dhe e ka transferuar atë në postin e zv.drejtorit në Elbasan. Në kryje të Policisë Fier është komanduar Andon Marko.

Pavarsisht se shkarkimi i Albert Nushit nga Policia e Fierit u tha si një ndryshim rutinor, ajo lidhet direkt me incidentin që pati Kryeministri Edi Rama, ku eksorta u detyrua të ndryshonte rrugë. Vet Kryeministri ka kërkuar përgjegjësit për këtë incident dhe shkarkimin e tij nga detyra.

Vetëm një ditë pas incidentit të eskortës së Ramës, Albert Nushi u shkarkua si Drejtor i Policisë Fier./Mapo


5 Comments

  1. Ky shkrimi eshte si kepucet me porosi !!!

    Late nam duke publikuar qoka, per ca drejtore i justifikoni duke na i paraqit si komisar Katani, dhe per ca te tjere i kritikoni, ca jane keto, ca niveli keni ju per ta ditur kete rrethane ose vlersimin e ketij ishit ne pune,

    Dielli nuk mbulohet me shoshe, e dine te gjithe ku ju piko catia, se ska qene pune vlere kur e ka marre detyren dhe as tani qe e hoqen.

    Pune te mbare ne qokat e rradhes, dhe beni pak politike dhe pune informuese me institucionet e tjera se ju doli shpina vendit vetem me policine, jeni bere perverse !!!!!!!!!!!!!

    Shpresoj qe ta publikoni komentin, se eshte e qarte fare pastaj qoka, suksese ne jete !

  2. O LESHI vere te tere policine ne dizpozicion te psikopatit ,nga te shkoi ai se ju hengri -buba-.Ai eshte koka e udhedhjerjes-te ketij vendi .Prandaj ti qendroni pronto se kini te beni me nje njeri me te meta mendore ,me nje njeri me overdoze dhe nuk dihet cfare mundet ti ndodhe .Eshte nje njeri mitoman qe vuan nga deliri i madheshtise .

  3. Duhet te ruajme kryetarin, e droges, te hajduterise, te makuterise. Po perse ore, ai jelekun anti plumb e vesh vete se ka nuhatje se te tere duan ta vrasin, por edhe policia qe paguhet nga taksat e popullit te mos e kryej detyren, per tia bere rrugen sa me te sigurte psikopatit? Gabimet nuk falen, sepse ky ka futur ne burg fakire per 30000mije lek te vjeter, e jo me te mos shkarkoi kuadrot e policise pas dy muajsh karriere. Keshtu qe e dhe ky vete, me qe e shtyu 6 vjet, mashtro, genje, vidh, e bashkepuno me mafien, ja, po ivjen dita, qe do ia heqin jelekun, e do i kycin gojen e qelbur qe ka mashtruar nje popull.

  4. Ruajeni edvinin se ai i shkreti po mban dhe antiplumb. C’eshte ky drejtor qe nuk ve tere policine ne dispozicion te krye bajges te shqiperise.i ka hyre frika keq qenit te rrahur. po e ndjen qe e keqja po i afrohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *