• |
ide | kryesore

Bast me Panuccin: Sadiku dhe Grezda tregojnë vigjiljen dhe objektivat kundër Turqisë

F1, Sport



Në startin e fushatës eleminatore për Euro 2020 Shqipëria do të ketë në dispozicion edhe dy prej pedinave më të rëndësishme të kuqezinjve Armando Sadikun dhe Eros Grezdën, që vijnë nga moment delicate në karrierë, mes dëmimtesh e mosaktivizimi. Rikthimi i tyre natyrisht ka rritur entuaziazmin edhe tek Christian Panucci, që aspektin ofensiv e ka patur pikë të dobët në Ligën e Kombeve. Sadiku kthehet pas gati një viti në kombëtare dhe rigjen kundërshtarin që i kishte shënuar për herë të fundit, në miqësoren e fituar 2-3 në Antalia.

“Jam rikthyer pas 1 viti – tregoi Sadiku në konferencë për shtyp -. Jam i lumtur, me energji dhe pozitivitet. Mezi po pres të jap më të mirën time dhe të kthehem te goli. Në aspektin fizik jam shumë mirë. Te Lugano kam luajtur 7 ndeshje. Për momentin jam shumë mirë.

Performanca të kondicionuara edhe për sulmuesin e Rangers Eros Grezda, që pas dëmtimit dhe vështirësive për të gjetur hapësira, është gati të japë kontributin e tij me kuqezinjtë, për më tepër me një sulmues si Sadiku, partneriteti me të cilin ka qenë gjithnjë i fortë.

Pata një periudhë shumë të vështirë në dy muajt e fundit, u ktheva pardje dhe ndihem shumë mirë. Gjatë kohës që kam qenë i lënduar kam punuar. Kemi lojtarë cilësorë, të cilët janë në formë. Do të bëjmë makismumin, trajneri do të bëjë zgjidhjet e veta.

Debutimi me Turqinë, një prej skuadrave me të cilat Shqipëria duhet të luftojnë me shumë mundësi për vendin e dytë në grup dhe më pas transferta me Andorrën janë dy takime në të cilat kuqezinjtë synojnë të dalin me gjashtë pikë, duke cuar nëpër mend kualifikimin. E madje ka edhe një bast me trajnerin nëse pas dy ndeshjes merren 6 pikë…

Ka shumë lojtarë cilësorë brenda ekipit. Ka emra më të mirë se ne. Pavarësisht se kemi fituar, kjo nuk do të thotë se do e nënvlerësojmë kundërshtarin. Do jemi të karikuar për të përsëritur atë ndeshje. Ishalla me ndihmën e Zotit marrim 6 pikë. Edhe me 4 pikë do ishim të kënaqur. Kemi vënë edhe një bast me trajnerin. N’a premtoi në qoftë se fitoni 6 pikë do n’a dhurojë dicka”.

Të premten në Loro Borici do të mbërrijë Turqia, një skuadër që vërtetë e kemi mundur në ndeshjen e fundit, por që ka të tjera ambicje dhe agresivitet në kualifikueset e europianit. Vetëm se përballë do të gjejë një skuadër të motivuar gati për betejë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *