• |
ide | kryesore

Uefa hap hetimin mbi Cristiano Ronaldo: ka një motiv që e bën Juventus të buzëqeshë

Sport


Gjesti i Cristiano Ronaldo, me të cilin iu përgjigj Diego Simeone, në përfundim të përmbysjes së jashtëzakonshme të Juventus në ndeshjen e kthimit kundër Atlético Madrid, në 1/8 e Champions League është zyrtarisht nën hetim nga ana e Uefa-s. Në fakt, është një hetim i iniciuar për “sjellje të pahijshme” kundër CR7, që, duhet të evitojë sanksionin e skualifikimit për episodin e ndodhur në 12 mars.

Kjo është komunikata e dalë nga organizmi më i rëndësishëm i futbollit europian, vendimi i të cilit do të komunikohet të enjten: “Pas një hetimi të udhëhequr nga Komisioni i Etikës e Disiplinës, në aplikim të artikullit 55, është hapur një procedim disiplinor për sjellje të pahijshme të futbollistit Cristiano Ronaldo, pas ndeshjes së kthimit në 1/8 e finaleve të Champions League mes Juventus e Atletico Madrid, luajtur në 12 mars. Cështja do të diskutohet në 21 mars, nga komisioni i etikës e disiplinës”.

Pikërisht definimi i “sjelljes së pahijshme” e mban shumë të qetë Juventus, që nuk do ta shohë portugezin të skualifikohet, por thjesht të gjobitet. Ashtu si ndodhi për Simeone, i dënuar me një gjobë prej 20 mijë euro.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *