• |
ide | kryesore

Supermashtruesit indianë po ndërtojnë pallate në Tiranë?

Lajme, Të fundit



Dy vëllezërit Sandesara, të cilët akuzohen për një skemë pastrimi parash prej 725 milionë dollarësh amerikanë, aktualisht janë duke ndërtuar pallate në Shqipëri.

Por çfarë qëndron pas skandalit?

Dy vëllezrit Sandesara kanë qenë pronarët e kompanisë farmaceutike Sterling Biotech. Përgjatë viteve 2008-2011 ata kanë marrë mbi 725 milionë dollarë kredi nga disa banka shtetërore të Indisë, para të cilat nuk kanë shkuar në llogarinë e Sterling, por janë zhdukur përmes një rrjeti prej 300 kompanish offshore të ngritura nga vetë ata.

Skandali shpërtheu në janar të vitit të kaluar kur agjencia e krimit ekonomik në indi arrestoi drejtorin e Andra Bank, bankës më të madhe e cila kishte lëvruar kreditë për vëllezërit Sandesara. Në po të njëjtën kohë autoritetet indiane bllokuan pronat e kompanisë Sterling Biotech, e cila u fut në proces falimentimi. Por dy vëllezërit Sandesara u arratisën nga India.

Deri vonë autoritetet indiane besonin se Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara ishin arratisur në Nigeri. Por e vërteta ishte krejt ndryshe.

Gjatë kohës që ishin në kërkim nga autoritetet indiane dhe skandali ishte bërë publik edhe në mediat ndërkombëtare, dy vëllezërit Sandesara kanë mbërritur në Shqipëri.

Madje në 6 shkurt të vitit të kaluar, kur kërkoheshin në të gjithë planetin, ata kanë arritur të marrin nënshtetësinë shqiptare, një proces gjatë së cilit çdo individ i huaj kalohet në sitë, nga shërbimi informativ shtetëror dhe autoritetet e tjera të rendit. Ky është dyshimi i parë i fortë se si shish ka lejuar dhënien e nënshtetësisë për dy persona, të cilët jo vetëm ishin në kërkim ndërkombëtar, por i kishin emrat të botuar në mediat ndërkombëtare për pastrim parash.

Madje vetëm një muaj më parë Nitin Sandesara është pritur zyrtarisht edhe nga kryeministri i Kosovës Rramush Haradinaj, takim të cilin shefi i qeverisë kosovare e ka bërë publike në profilin e tij në Facebook.

Por skandali i dështimit të autoriteteve shqiptare është edhe më i madh se kaq. Me ardhjen në Shqipëri në fund të vitit 2017, Nitin dhe Chetankumar Sandesara kanë ngritur dy kompani në sektorin e ndërtimit, Tulja Real Estate dhe Laxmi Real Estate siç tregojnë dokumentet e regjistrimit në qendrën kombëtare të biznesit.

Të dy kompanitë janë të regjistruara me adresë në zonën e liqenit të thatë të Tiranës. Pikërisht në buzë të liqenit të thatë, Laxmi Real Estate është duke ndërtuar një pallat bashkë me një kompani shqiptare, siç tregon leja e ndërtimit e dhënë nga Bashkia e Tiranës në nëntor të vitit të kaluar.

Ndërtimi është cilësuar nga departamenti amerikan i shtetit dhe zyra europiane për parandalimin e pastrimit të parave si sektori më me risk për pastrimin e parave në Shqipëri. Madje kjo ka qenë edhe objekt i debatit politik, i ushqyer nga bumi i ndërtimeve në një kohë që kredia është në stanjacion.

Debati politik për pastrim parash në ndërtim vazhdon. Ndërkohë dy personat më të kërkuar në Indi për vjedhje dhe pastrimin e 725 milionë dollarëve amerikanë janë duke ndërtuar pallate në Shqipëri, madje tashmë si shtetas shqiptarë.

Një skandal, i cili ngre pikëpyetje të forta, jo vetëm për origjinën e parave që po financojnë bumin e ndërtimit, por edhe për një çështje tjetër. A po shndërrohet Shqipëria, parajsa e evazorëve dhe pastruesve ndërkombëtar të parave? /Marrë nga Top Channel



17 Comments

    1. i pa emer e me mut ne tri,nuk jep betem likja floriri nenshtetsi por edhe qelbesira rama.shtrohet pyetja ter ai sgerbim informativ i qenefit negjmije rama,erionka,fatos klosi ,bendo etj nuk diten se jan hajna.
      hajni tek hajni qelbi tek qelbi rama zgjodhi kete rrug.
      ter qelbsirat te perbashkuara per nje qenef e nje qellim
      qe edvin qelbsira
      te han mut deri ne amshim.

      1. Ari kosovari prap ha mut kot.
        SHISH raporton cfare di dhe kaq. Presidenti eshte fuqiplote ne dhenien ose jo te nenshtetesise. Qeveria ska pune. Fare.

        Edhe meso te shkruash.

  1. i pa emer e me mut ne tri,nuk jep betem likja floriri nenshtetsi por edhe qelbesira rama.shtrohet pyetja ter ai sgerbim informativ i qenefit negjmije rama,erionka,fatos klosi ,bendo etj nuk diten se jan hajna.
    hajni tek hajni qelbi tek qelbi rama zgjodhi kete rrug.
    ter qelbsirat te perbashkuara per nje qenef e nje qellim
    qe edvin qelbsira
    te han mut deri ne amshim.

  2. Filozofite per pikepyetjet e forta dhe per origjinen e parave,jane perralla me mbret.Pastruesit e parave,jane kavaliera,kur behen marreveshje per bisnes dhe nuk kursehen”Pronaret” e lejeve te ndertimit,mbyllin syte edhe veshet,perpara ketij lloj kavaljerlleku,dhe behen” doreleshuar”,sikur jane ne mall te babait,per letra si lejet e ndertimit,shtetesite dhe nuk duan t’ja dijne ,edhe nese dikush mund te kete dhene-apo marre ndonje informacion,prej atyre qe jane shperndare nga mediat nderkombetare.Keshtu ka vapruar per mbi 20 vjet Rama,dhe prej kater vitesh edhe Llali Eri.Prandaj Tirane eshte bere si nje rrumujestan .Prandaj edhe kane luftuar qe kur e kane marre pushtetin exekutiv,qe me hir-apo pahir,duhet medoemos te marrin ne dore te gjithe pushtetet e tjera,qe te veprojne te lire,tani qe kane fuqine,dhe te mos i preke askush edhe nese do ju merret pushteti.

  3. Han me kater porta.Mbas ketij skandali qendrojn Rama dhe Erion Veliaj.Pergjegjesi kryesore per marrjen
    e nenshtetesise eshte Ministri i Brendeshem.Qeveria e”rilindjes”eshte nje organizate mafioze.

    1. Ne fakt jo. Presidenti kerkon te dhena dhe vendos i vetem nese e jep apo jo nenshtetesine.
      Me ca kujto ti se paguhen atobusat per protestuesit?

  4. India ka pak dite qe vendosur te kerkoje ekstradimin e ketyre, pasi i i ka identifikuar qe jane ne Shqiperi. Shtetesia shqiptare u duhet per tu mbrojtur nga esktradimi. Shqiperia nuk ka marreveshje esktradimi me Indine.

  5. Edhe njëherë ke ne faqe ate qe Shqipëria eshte Qenefin dhe edvinmjerziu Roja qe po Bon shtetet…
    Skandal mbas scandali,
    YJET RRIJNE E VESHTROJNE….
    PARi cili ngre pikëpyetje të forta, prodhim& trafikim drogash, Pastrim paresh te PISTA Duke betonizu qytetet e medha të një boomi te llahtarshem, ne krye gjithnje edvinziu delirant perversi qe shetit pikturat e tij…. Një cmenduri qe Vetem YJET se shohin…. NE ua mbushim Parlamentin me DELE kamikaze dhe ja u bene 140. ARGATEt tane,
    te na rroje Piktori YNE qe ka free-keshilltar toniblerin e ndritur….
    Kështu DELE te Fermes Kafsheve.
    PARAJSE e keni, hani bar,
    Parajsa e evazorëve dhe pastruesve ndërkombëtar të parade, se ku ta bejme tjeter?.

    Jeni Vend sovran, DELE , ja:
    Ne shkurt të vitit të kaluar, kur ‘bisnesmenet’ indiane kërkoheshin në të gjithë planetin,
    ata kanë marre nënshtetësinë shqiptare !!!!
    një proces gjatë së cilit çdo i huaj kalohet në sitë, nga Shish etj.
    Shtet!!!

    Tablo Mars 2019
    Cirak – Piktori delirant I bi Tepsise:
    -Po boj shtet (FermeKafsheveSovrane,
    Parajsa YJEve)
    – skeni PA gjo akoooooma,
    DELE te zgjebura!!!
    Do me kerkooooni, po deri atehere ja kam nxjerre ujin e zi, kanekan
    E meritoni, me thone. Fajin e ka saliu… Ju kam thon qe ne krye te heres qe kam vu Bast me Mortjen tuuuuj.

  6. Gjithë këto skandale dhe ka hala njerëz të cilët i dalin zot Ramës me shokë!
    Nuk ka ma të verbërt sesa ay i cili nuk do me pa !

  7. Ah sikur te dalin dhe nja 20 te tjere si puna e ketyre qe ti investojne ato parat e pista ne shqiperi.
    Po pse more katunaret e Sales,, Zvicra, Montecarlo, Luxemburgu, Liechtensteini, Losangelos, etj etj si u bene ???
    City ne londer njihet si lavatricja me e madhe e parave te pista ne bote. Perse shkojne Ruset dhe investojne ne Londer ?

    Po na bejne virgjereshen keta komentuesit debila me siper.

  8. O koci xoxe
    Po’ na u Zu fryma
    A po’ harrova ti
    Je per zhdukjen e popullsise.
    Teneqexhi ke qene.
    Dhe paske mbete cirak.

  9. Akuzoj po k u te trokas :- kur shkruaj ,mesazhi me pare shkon te sekti e gjenerata X.
    Google,Facebook,Amazon,Cel,You tube, e gjithe teknologjia ,fuqia e parase dhe pushtetit jane te elitat e korruptuara politike dhe krimi qe drejtohet menaxhohet e drejtohet ne cdo pore te shoqerise njerezore kunder dinjitetit njerezor, familjes,kultures,muzikes,letersise artit duke na diktuar cfare te hame, cfare te vishemi,si te edukohemi .Duke kontrolluar mendjet tona permes mijra menyrave por si tendence e nje vrapi te shfrenuar inteligjenca artificiale qe don te shperbeje krejt njerezimin.
    Keto jaka te bardha,doreza te bard;ha pa dinjitet pa familje,pa komb super te pasuruar sa s,dine tashme cfar te bejneme pasurite maramendese kur vetem nje kopilce e tyre ka nje pasuri 1.000.000.000.000 leke ne banka e botes, te gatshemper ta shfarrosur racen njerezore permes nje hibridi raca ariane dua te ndertojne nje njeri sipas cmendurise se tyre gjenetikisht ne kopshte eksperimentale,pa atesi,amesi,tradita,kujtese,me
    seks te shfrenuar ku te munden sa te munden me ushqme gjenetikisht te formesuara. Kane te hapura me miliona llogari fallse qe klikoje njera tjetren duke fituar shma maramendese,qe permeskesaj irie kibernetike qarkullojne lirisht mallra ,para arme,njerez,teknoli,arme duke depertuar ne cdo qelize te jetes njerezore.
    Keto burra e gra te cmendur pas egocentrizmit te tyre na imponojne filozofine e tyre me plan te detajuar
    te kontrollit mendor,material duke zhbere te drejten njerezore dhe mardhenjet nderkombetare.
    Na imponojne humbjen e kohes sone te shendetshme ,veshjen stilistike deri ne kotesi e perdorim te femres si mjet fasade qe josh ,ndjedh . Ky grup bastardhesh ,neveri njerezore shoqeruar me gra e vajza pa asnje dinjitet qe zvarriten si neperka neper shurren e tyre dhe spermen qelbanike,si automate seksi derine nivelet me te larta te shoqerise na imponohen me muzike ne tyre qe vetem luan instrumentet nga poshte,na
    imponohen me filmat e tyre duke na “Argetuar”deri ne shkaterrim te brendise sone.Kjo race boheme te korruptuarish me damat e tyre mijra kepuceshe, sandaleshe .ngaqe s,dine cfar te bejne me me parajsat fiskale,na shpikin cdo dite mall tregu qe shkaterron njeriun ,dinjitetin e tij,identitetin e tij.Keto mostra vdekje na japin cdo dite kallepe imitimi qe na vdes perjete.Gjithcka qe shfetojme ne intenet kontrollohet prej tyre. Te kjo bote shkaterrimtare e nje grushti njerezish e ka bere jeten njerezore nje ferr,,eshte fundi i nje permase epokale.
    Jo me! Kjo e ashtequajtur rilindje-vdekje eshte e humbur dhe cdo dite ne te gjith globin humb ne menyre atomike .Ne kete pellg noton ky sekt edhe i perhumburi me citane e klika e tij.Pamvaresisht parase,pushtetit ,djallezise jane grahma vdekje te perjetshme.
    Po fillon nje Beselidhje e njeriut me Zotin,qe ka Zotin udherefyes,qe hap vedijen qe dite pas dite shkaterron merimangen injorance. Do te kthehen njerezit duke lene pas kete vello shkaterrimtare duke jetuar ne cdo sekont me frymen e Krijuesit ,me kjarrtesine e mendimit ,me zemren e shendoshe e shpirtin e lire.
    Tani eshte vetem NJe : EMANUEL ! BESONI!

    1. “Po fillon nje Beselidhje e njeriut me Zotin,qe ka Zotin udherefyes,qe hap vedijen qe dite pas dite shkaterron merimangen injorance.”
      pra zoti do luftojë injorancën??
      pra ai që egziston falë asaj do ta zhdukë??
      njëlloj si ti kërkosh njeriut të zhdukë oksigjenin??
      dhe këtë tia kërkosh si një të mirë që ja bën vetvetes??
      a thu të jetë dhe zoti kamikaze??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *