• |
ide | kryesore

E ëma e Emiliano Sala kthehet të flasë për humbjen e të birit, duke akuzuar: “Dhimbje e tërbim, shumë gjëra të paqarta”

Sport



Kanë kaluar gati dy muaj nga incidenti i avionit në Kanaline La Manshit, ku humbi jetën Emiliano Sala e piloti, por e ëma e ish-sulmuesit argjentinas nuk gjen paqe: “Ndjej trishtim dhe dhimbje që do të zgjasë gjithë jetën, por edhe tërbim”. Ka ende shumë dyshime mbi atë që ndodhi në fund të janarit: “Nuk u kujdesën për të në mënyrën si duhet ta bënin për një lojtar që vlente 17 milionë euro, presim të kuptojmë përse ndoshi e gjithë kjo”, ka thënë Mercedes për L’Equipe.

Në mendjen e saj u kthye edhe njëherë mbrëmja tragjike: “Fola me Emiliano përpara se të ngjitej në avion dhe më tha se do të më telefononte sapo të mbërrinte në hotel në Cardiff. Pas rreth dy orësh tentova të lidhesha me të, por nuk përgjigjej. E riprovova gjymsë ore më pas, asgjë. Atëherë mora në telefon agjentin që më tha se avionic ishte zhdukur”.

Familja prêt përgjigje, gjë që deri tani nuk ka mundur tia japë asnjë hetim i kryer: “Askush nuk na ka telefonuar, mund ta kuptoj se duan të kenë gjithë informacionet, por në këtë pikë duhet të na japin një përgjigje sepse nuk mund të fshihet një firmë”. Në fakt është për tu zgjidhur edhe cështja e pagesës mes Cardiff e Nantes: “E pakuptueshme, kontrata ishte firmosur”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *