• |
ide | kryesore

Gjendet një kufomë e dekompozuar në Pukë, dyshimet e para

Lajme, Të fundit


Një trup i dekompozuar është gjetur sot  në pyll, në afërsi të malit të Krrabit, në Pukë.

Dyshohet se trupi i pajetë i përket 49-vjeçarit Zek Prenga, i cili është identifikuar nga familjarët në Morgun e Spitalit Pukë.

Dyshohet se trupi i 49-vjeçarit në fjalë ndodhej në pyll prej dy muajsh.

Sipas policisë, Prenga raportohet të ketë humbur kontaktet me familjen prej rreth tre muajsh. Ende nuk dihet shkaku i vdekjes së 49-vjeçarit, ndërsa sipas policisë në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *