• |
ide | kryesore

Zbulohen porositë që Basha i dha Grupit të Kryesisë për protestat

Lajme, Të fundit


Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, pasi dëshmoi për rreth një orë në Prokurorinë e Tiranës në lidhje me lobimin e parties së tij në SHBA, ka mbledhur Grupin e ish-deputetëve dhe Kryesinë e Partisë Demokratike.

Mësohet se Basha ka kërkuar angazhim në zona të caktuara dhe funksionim të grupeve të gatshme. Po ashtu pritet të ketë protesta në rrethe, aty ku siç ka këshilluar edhe Basha, ka problematika të caktuara.

Lideri i të djathtëve ka kërkuar ndër të tjera mbledhje javore të të gjitha degëve dhe përgatitje për protestat.

Në lidhje me protestat ai i ka dhënë Grupit të Kryesisë porosinë e mëposhtme:

“Duhet të jeni në ballë të protestës. Mos rrini në kafe, por zbrisni në terren dhe takoni qytetarët”.


2 Comments

  1. Protestat mendoj se duhet te shoqerohen me kenge e me muzike per te frymezuar njerezit e per te lehtesuar stresin dhe per te pasur me shume vendosmeri! Nder to, te kete kenge patriotike ( jo te dulles) kenge te popullit, e pse jo te huaja, ndonje kenge te Bruce Springsten, ose farncese si “Mille Colombes” ose Marsejezën, ka shume te tilla te cilat japin kontributin e entuziazmin per te qene me te bindur per fitore! Mos te harrojme se gjate betejave ushtarake kenget kane pasur gjithmone nje rrol pozitiv ne frymezimin e focave te ushtrise: perpos qe e frikeson kundershtarin! Sa me shume e me fort te kendojme aq me shume do frikesohen qente e tufes! L e te buçasin kanget deri ne qiell, ..”e te kthejne prape te na, sa.. hyjt t’na kene zili”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *