• |
ide | kryesore

Operacioni në mushkëri i Telushit kryhet me sukses: vlonjati një muaj larg fushave

Sport



Një problem i pazakontë bllokoi mesfushorin e Partizanit, Bruno Telushi, një nga ata robustë që nuk tërhiqen kurrë pas, para një kontrasti loje. Këtë herë vlonjati është detyruar të ndalet menjëherë pas sfidës me Teutën, kur është shtruar në spital, pasi mushkëritë e tij kishin ajër, duke e bërë të domosdoshme ndërhyrjen kirurgjikale.

Për Telushin, një nga lojtarët më në formë të Partizanit në javët e fundit, ka qenë e nevojshme ndërhyrja në mushkëri, kryer në Spitalin Amerikan 3, për të shmangur probleme të tjera në të ardhmen. Vlonjati i është nënshtruar ndërhyrjes VATS (Video Assisted Thoracoscopic Surgery), ndërhyrje minimale invazive për largimin e qeskave të ajrit nga mushkëritë dhe riparimin e tyre.

Vetëm se kohët e rikuperimit nuk janë aq të shpejta sa mendohej. Sipas stafit mjekësor mesfushori do të qendrojë më shumë se një muaj larg fushave, në varësi të përgjigjes së fizikut të futbollistit. Në këtë pikë mban shpresat Partizani, që për të ndihmuar vlonjatin ka menduar edhe një program specifik për të.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *