• |
ide | kryesore

Rama për dhunën ndaj mjekëve: Duhet të ndërhyhet në Kodin Penal

Lajme, Të fundit


Në një takim me mjekët Kryeministri Edi Rama është shprehur se është e domosdoshme që të ndërhyhet përsëri në Kodin Penal, duke shtuar se “goditja për shkak të detyrës do të hyjë në një kornizë të re”.

“Nuk do të ketë më mundësi të thuhet jo i ra me mendje, jo i ra pa mendje. Dhe kështu, goditësi del i lirë në rrugë për të goditur përsëri. Do të përcaktojmë kufijtë e spitaleve. Është domosdoshmëri”, tha Rama.

“Nuk përbëjnë lajm mijëra trajtimet e urgjencës, por përbëjnë lajm rastet kur ekspozohen ndaj korrupsionit dhe kjo ka bërë që mjekët të kenë një re paragjykimi. Dobësitë dhe të metat në qendrat shëndetësore janë më shumë të lidhura me sistemin e menaxhimit sesa me mjekët dhe infermierët”, theksoi Rama.

Më tej, kryeministri theksoi se “asgjë nuk përligj cënimin e sigurisë fizike”.

“Nuk mund të goditen mjekë, policë, punonjës të shtetit, përfaqësues të popullit duke vënë në pikëpyetje një nga gurët e themelit të gjithë këtij sistemi për të vendosur kufi mes lirisë së njërit dhe lirisë së tjetrit”, u shpreh Rama.


5 Comments

  1. O njeri me te meta mendore kur mjeket ruajne xhepat e pacienteve te goditen apo e duan tetedhjet lekshin prapa veshit ?Ate here mund te nderhysh ne kodin penal.

  2. KM yne i Madherishem duhet t’i beje nje pyetje vehtes:Pse nuk sulmohen mjeket e spitaleve private,kurre s’ka ndodhur kjo ne nje spital privat.Pra ka nje shkak qe kjo ndodh tek spitalet shteterore,problem qe te con tek qeverija jote z.KM. Ose nje pjese e mjekeve abuzojne(per shkak te keqpageses nga ana juaj) ose mungojne kushtet dhe medikamentet (dhe si pasoje e kesaj abuzohet).Pra shkaku qendron tek qeveria.

  3. Nqs nje mjek dhunohet ti drejtohet policise dhe te bej kallzim penal. Se kuptoj kete idiotesi per ndryshime ne kodin penal pasi nuk e zgjidh problemin

  4. ty duhet shkermoeur njeher bythve hu e dru,se je mesuar me pervers so perdhunues si roshi,rrahman rrahja,ndoket,frroket,doshet etj te ben shqiptaret zap.

  5. Rama tha edhe se,“Mjekët nuk janë figura e djallit, që na paraqesin në rrjetet sociale”,kur ishte ai i pari
    qe i futi ne Listat e Djallit,sa erdhi ne pushttet!!!Ishte pikerish vete inkuizitori Edvin Rama,qe filloi linçimin
    e Mjekeve si ne “Rrevolucionin kultuore kinez” ,duke i publikuar ne listen e 100 zyrtareve te denoncuar
    nga “qytetaret”,Mjeket e nderuar Mentor Petrela dhe Roel Zoga!Luan Dragushen e sulmoi Shteti more
    ndyresire dhe jo halabaket,sepse ne krye te tij eshte kryehalabaku i droguar. Neurologu Mentor Petrela,
    ka bërë reagimin e parë publik, pas “listës së zezë” publikuar nga kryeministri në rrjetin e tij facebook.
    “Populizmi eshte nje menyre cinike per te luajtur me zemerimin e nje mase amorfe qe e perkedhelin me
    emrin popull qe jo rralle eshte perdorur per te hequr qafe eliten”uzurpatore”.Shkaku eshte urrejtja e
    perjetshme dhe zilia ndaj talentit. Per te evituar gomarllekun me te cilin ky populizem ushqehet me mjetet
    e sotme te komunikimit influencuar dhe nga “Bota eshte e sheshte” e Thomas Friedman i kam refuzuar keto mjete.Sot e gjej vehten i korruptuar. “virgo et incorrupta “paradox i skuadronit FB.Volteri ne letren drejtuar d’Alembert 18 korrik 1766 shkruan”…barbaria po behet e padurueshme nga heshtja jone, neser ajo do te na
    there kur ti vije qejfi madje juridikisht”.Ne historine e familjes pas ardhjes se komunisteve ne ’44 gjysherit,
    klasa e permbysur e perjetuan me etiketa te varura ne qafe “gjakpires te popullit” me pas me gjyqe, deportime, burgje, internime, keshtu qe kjo e sotmja me duket lule.Ajo qe me shqetesoi eshte mentaliteti i skuadronit
    i Saint Just” Mbreti duhet te gjykohet si armik”.Jetojme ne demokraci, disa “realiste” jane pjesa me antidemokratike sidomos kur ndjekin shijen e plebes, harrojne se ka padi difamacioni edhe pse Nietszche autokracine e shtetit e perkufizon “perbindshi i ftohte”.Skuadra FB kurre nuk do te kete shansin te degjoje
    korin e se vertetes qe I drejtohet Eteoklit ne Shtate kunder Tebes “Ti nuk do te quhesh nje i poshter sepse
    jetove me arritje”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *