• |
ide | kryesore

Babai i dërgon drogë të birit në burgun e Fierit, arrestohet nga policia

Lajme, Të fundit
vetëvrasjen, ilir rustemi



Babai i një të dënuari në burgun e Fierit është arrestuar pasi ka tentuar që t’i dërgojë djalit drogë në burg. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme dhe rasti është zbuluar nga policët gjatë kontrollit të ushtruar në pakon postare të dërguar nga i arrestuari.

Në pako  janë konstatuar të kamufluara dhe të fshehura mirë 2 gota plastike, ku në brendësi të tyre u gjendën kokrra të dyshuara të ngjashme me të lëndës narkotike.

Në datë 18 janar 2022, rreth orës 15.00, SHKBB u njoftua nga Salla Informacionit IEVP Fier se gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e policisë në pakon postare të dërguar nga shtetasi “L.Z.” për të dënuarin “G.Z.” (babë e bir), janë konstatuar të kamufluara dhe të mirëfshehura 2 gota plastike, ku në brendësi të tyre u gjendën kokrra të dyshuara të ngjashme me të lëndës narkotike.

Menjëherë OPGj i SHKBB-së nën drejtimin e Prokurorisë Fier, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Fier dhe me Komisariatin e Policisë Lushnje, u koordinua për kryerjen e veprimeve të para hetimore për dokumentimin ligjor dhe zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes. Në bazë të provave dhe fakteve u krye arrestimi në kushtet e flagrancës ndaj shtetasit: “L.Z.”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në I.E.V.P me Burgim”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuar nga nenet respektive të 283, 324/a të Kodit Penal”, thotë policia.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *