• |
ide | kryesore

Protestuan kundër Veliajt, dy të arrestuar (Emrat)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka vënë paraditen e sotme (26 prill), dy protestuesit e Rithemelimit, Lulzim Nela dhe Ahmet Maja. Uniformat blu ishin në ndjekje të tyre, pasi në protestën e parë, hodhën bomba molotov drejt institucionit.

Ata janë vënë në pranga taksa ka qenë duke shkuar në protestë.

Akuza ndaj tyre është ajo për mbajtje dhe përdorim të lëndëve piroteknike.

Edhe gjatë protestës së sotme, e katërta radhazi, protestuesit hodhën bomba molotov drejt bashkisë së Tiranës. Protesta u shpërnda pas rreth 2 ore.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, sot më datë 26.04.2024, në orën 08:00, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestave të datave 11.04.2024 dhe 19.04.2024, përpara Bashkisë Tiranë, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaloi shtetasit:

– A. M., 36 vjeç, dhe L. N., 40 vjeç, të dy banues në Borizanë, Krujë, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se këta shtetas, gjatë protestave të zhvilluara më datë 11.04.2024 dhe 19.04.2024, kanë ushtruar akte të dhunshme, kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë, kanë hedhur lëndë piroteknike e molotov në drejtim të punonjësve të policisë dhe të Bashkisë së Tiranës.

Materialet i kaluan Prokurorisë.



1 Comment

  1. Rezultati,,,,,,,,nji k, bashkie e nja4,apo5 drejtora te plagosur, policine e mbuloi tymi, pushtetin turpi diktatura.Deklarata e policise plot me akuza shpifese e sajuara.Kujt i sherben kjo polici, populli, apo pushtetit te korruptuar, le ta thone ne komunikaten justifikuese se mbase na mashtrojne.po me pare te arrestoi hajdutet zyrtare,te korruptuarit, drogmenet mafioze qe kane lidhje me pushtetin, qe te themi se policia po mbron popullin e jo mafien shtetrore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *