• |
ide | kryesore

Zbulohet bazë armësh në Durrës, dy të arrestuar (Emrat)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy ditë pasi një bazë armësh u zbulua në Vlorë, policia e Durrësit ka goditur një bazë që shërbente për furnizimin me armë dhe municion të grupeve kriminale.

Në kuadër të operacionit “Hills” u sekuestruan 4 armë zjarri kallashnikovë, 20 krehra, qindra fishekë luftarak, 4 celularë, 1 motomjet, një sasi lënde e dyshuar cannabis dhe një shumë parash.

Në pranga ranë shtetasit Hekuran Troplini dhe Emiljano Pasho.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, gjatë muajve të fundit, kanë shitur sasi armatimi dhe municioni luftarak. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Sakaq, në vieo shihen forcat Operacionale që ndjekin njërin prej personave të arrestuar, i cili tenton të arratiset por pa rezultat



1 Comment

  1. Mediat afër qeverisë dhe Berishës kanë njoftuar se “socialistët po kërkojnë kompromis me Berishën për normalizimin e seancave në Kuvend”. Derisa mbahen të fshehta, vetëm pazare mund të priten. Nga ato pazare që kanë mbajtur Berishën jashtë burgut për 30 vjet.

    Dhuna parlamentare administrohet me mjete ligjore dhe metodikën e jetës parlamentare, dhe jo me pazar dhe bindje ndaj shantazhit. Shqiperia ka gjithë jetën nën shantazhin e një bande rrugaçësh, që sa herë nuk u plotësohen tekat shkaktojnë dhunë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *