• |
ide | kryesore

Dënohet i riu francez që vrαu prostitutën shqiptare

Arkiva, Lajme, Të fundit

32-vjeçari francez Roman Briy është shpallur fajtor nga një gjykatë në Nice të Francës për vrasjen e Olivias (Brunilda Sadushi (Kovaçi)), një prostitute shqiptare. Trupi i viktimës u braktis më 25 dhjetor 2019, pjesërisht i djegur, në parkun Valmasque në Mougins.

I riu pasi kishte paguar seks në makinën e tij, natën e Krishtlindjeve, e kishte mbytur të renë pa qenë në gjendje të shpjegonte aktin e tij. Prishja e një prezervativi thuhet se u bë shkak për sherrin.

Prokurori i Përgjithshëm Anthony Carello kërkoi 20 vjet burgim penal të martën pasdite, ndërsa pranoi se i pandehuri “nuk ishte një përbindësh”. Ai do t’i nënshtrohet 5 viteve mbikëqyrje gjyqësore dhe rrezikon 3 vjet burg nëse nuk zbaton detyrimet e tij për marrjen e kurave shëndetësore.

Një djalë i njohur si i qetë, shumë i afërt me vëllain dhe nënën e tij, ai përmendi marrjen e barnave anabolike të cilat i kishin ndryshuar karakterin pak para tragjedisë. Një ekspert farmakolog e përjashtoi këtë hipotezë. Cindy Marafico, avokatja e tij, i kërkoi gjykatës dhe anëtarëve të jurisë që “të gjenin një ekuilibër midis asaj që ai bëri dhe asaj që ai është” .

Eksperti psikolog u shpreh optimist për aftësitë e të akuzuarit, i cili është kthyer në një të burgosur model, për t’u riintegruar. Por mungesa reale e motivit nuk mungoi të shqetësonte prokurorin e përgjithshëm francez për një përsëritje të mundshme të veprës penale. ©LAPSI.al

3 Comments

    1. Moret besh o shqipkar qe vdisni per te huajt? Ja betem tre vjet u denua per vrasje ky kurva franceze dhe me sjellje te mire ky cifuti do bej vetem nje vit. Tani rrespektojini dje hapuni dyert te huajve qe ju kame Shkerdhyer dhe ende ju shkerdhejne i popull kar. Tami dilni dje perqafoni turistet francez me dashuri o popull kar. Teisjte vrare ndonje vajze franceze mgandonje Shqiptar ne Shqiperi do ishit hedhur ne gryke dje do e denonit 30 vjet burg. Popull bythqir skllav qe per fajin e shumices kurve vuajme ne atdhetaret e vertete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *