• |
ide | kryesore

Detaje/ Kush është i arrestuari për vrasjen e prostitutës shqiptare dhe transgjinorit italian

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mediat italiane kanë zbuluar detaje të reja nga vrasja e 35-vjeçares shqiptare Nevila Pjetri në Sarzana të Genova. Policia vendase ka arrestuar një 32-vjeçar tëidentifikuar si Daniele Bedini me profesion artizan dhe që jeton në Massa. Ai akuzohet se të njëjtën ditë ka vrarë edhe një mashkull transgjinor, trupi i të cilit u gjet pak metra vendit të vrasjes së vajzës së re shqiptare.

Hetuesit italianë kanë zbardhur pamjet e kamerave të sigurisë. Për momentin, 32-vjeçari akuzohet vetëm për vrasjen e Nevilës. Bedini u mor në pyetje në një seancë mjaft të gjatë nga hetuesit. Avokati i tij Rinaldo Reboa u tha medieve se klienti e sheh vetën “pa lidhje me ngjarjet dhe akuzat”.

“Elementi i vetëm që i shtyu hetuesit të ndalonin klientin tim është raportimi i babait të tij për vjedhjen e armës pak ditë para vrasjeve” – tha ai.

Hetuesit mendojnë se vrasja e transgjinorit 43-vjeçar me profesion parukiere është bërë për shkak se ka parë autorin duke fshehur trupin e shqiptares. Pjetri u vra me dy të shtëna pistolete në kokë. Goditja e parë është në ballë dhe tjetra pas veshit të majtë. Ende për t’u sqaruar nëse vrasja ka ndodhur në vendin ku është gjetur kufoma apo diku tjetër. ©LAPSI.al



3 Comments

    1. C’thua more idiot? A e kupton qe eshte thjesht nje person me probleme mendore ky vrasesi? Krime te tilla passioni ndodhin kudo ne bote!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *