• |
ide | kryesore

Vrasja e Nevila Pjetrit/ Gjurmët e gjakut në makinë tradhtuan 32-vjeçarin italian

Arkiva



Ka kaluar më shumë se 1 javë nga vrasja e shqiptares Nevila Pjetri në Itali dhe mediat vendase vijojnë t’i kushtojnë vëmendje.

Ansa ka intervistuar avokatin e të riut italian Daniele Bedini të arrestuar si i dyshuar i vrasjes së saj, por edhe të transgjinorit Camilla Bertolotti që u gjet shumë pranë vendit të ngjarjes.

“Ne jemi në pritje të rezultateve të hetimeve për një pamje më të plotë të ngjarjes. Duhen analizat biologjike dhe ato të gjakut të marra nga makina”, – tha Rinaldo Reboa, avokati i 32-vjecarit.

Bedini e kishte ulur në gjunjë prostitutën shqiptare dhe më pas e kishte qëlluar me plumb në kokë.

Kamerat e sigurisë janë sekuestruar nga hetuesit italiane. Në një prej kamerave është e një aktiviteti tregtar dhe tjetra është e shtëpisë së tij në via Carriona e cila gjithashtu “tradhton” vrasësin.

32-vjeçari është filmuar teksa del nga makina e tij rreth orës 06:00 të mëngjesit të së dielës. Pak orë më vonë u gjet trupi i Nevila Pjetrit.

Mësohet se 35-vjeçarja është qëlluar 3 herë me armë, 2 prej të cilave e prekën në pjesën e kafkës dhe një pranë hundës.

Autori i dyshuar kishte larë automjetin e tij megjithatë hetuesit gjetën gjurmë gjaku në kapuçin e tij dhe kabinën e pasagjerëve.

Sipas avokatit të tij, gjurmët e gjakut vijnë nga një plagë në kyçin e këmbës së Bedinit, i cili e kishte mjekuar në urgjencë.

Nuk dihen ende arsyet e krimit por dyshohet se autori ka dashur të grabisë të dy viktimat dhe të blinte kokainë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *