• |
ide | kryesore

Vijon zjarri në Pishporo të Fierit, zjarrfikësit përpiqen të neutralizojnë vatrat

Lajme, Të fundit



Vijon edhe mëngjesin e kësaj të enjteje, operacioni për shuarjen e vatrave të zjarrit në pyllin me pisha në Pishporo të Fierit. Zjarri i riaktivizuar mesditën e djeshme u përhap me shpejtësi duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me pisha në zonën e mbrojtur.

Sipas prefektit Lefter Shehaj ndërhyrja nga ajri nuk u realizua për shkak të errësirës, por për shuarjen e flakëve u angazhuan 8 mjete zjarrfikëse të Fierit, Lushnjës, Divjakës , Rroskavecit, Vlorës si dhe forca të armatosura të repartit të Poshnjës.

Përgjatë gjithë natës në zonën e dendur të pyllëzuar është ndërhyrë edhe duke prerë disa pisha në mënyrë që të lejohej ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse të cilat bënë të mundur dhe neutralizimin e një perimetri të konsiderueshëm të zjarrit.

Aktualisht në pyllin e Pishporos ndodhen 3 mjete zjarrfikëse, 18 efektivë, dhe 40 forca të ushtrisë të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të plotë të gjithë sipërfaqes së përfshirë nga flakët. Zjarri i djeshëm fatmirësisht ishte larg zonës së banuar duke mos sjellë asnjë rrezik për banesa e biznese që operojnë në zonë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *