• |
ide | kryesore

Tym e gurë jashtë Kuvendit, brenda betohen dy deputetë të ‘opozitës së re’ (EMRAT)

Lajme, Të fundit


Janë betuar në Kuvend dy deputetë të rinj të opozitës. Ata janë Adriatik Alimadhi dhe Arben Elezi.

Adriatik Alimadhi kreu i Ballit Kombëtar, ishte në listën e kandidatëve për deputetë të PD në qarkun e Vlorës në zgjedhjet parlamentare 2017. Alimadhi merr mandatin e Agron Shehaj, i cili iu bashkua vendimit ekstrem të opozitës së bashkuar.

Ndërkohë Arben Elezi i cili ishte në listën e kandidatëve per deputetë të PD në qarkun Elbasan, merr mandatin e djegur të Edmond Spaho.

Nga radhët e LSI, Ambra Borova, nuk ishte sot prezente në seancë plenare, dhe pritet të betohet në seancën e ardhshme.

Pas betimi deputeti më i ri i opozitës Arben Elezi saroi arsyet pse vendosi të pranojën mandatin e deputetit. “Pranimi i mandatit, vendimi më i drejtë, politik dhe moral. Mora mandat në një zonë problematike si Elbasani. Listat e mbyllura të kryetarëve nuk shprehin mendimin e qytetarëve. Do votoja për listat e hapura, apo edhe për sistemin mazhoritar” u shpreh Elezi.

Deputetët e rinj në Kuvend, nga radhët e LSI:

Ylli Shehu
Enver Rroshi
Aurora Mara
Edmond Rrushi
Elda Hoti
Edlira Hyseni

Ediola Braha
Ralf Gjoni
Nimet Musaj
Enada Kapllani
Ambra Borova ( betohet seancën e ardhshme)

Deputetët e rinj në Kuvend, nga radhët e PD:

Majlinda Halilaj
Alban Zeneli
Ligoraq Karamleo
Lefter Maliqi
Adriatik Alimadhi
Arben Elezi


1 Comment

  1. E paska galltitur nje luge corbe te prishur edhe ky mavria , paska luajtur me ata te Dinamos , po ka kush ti kujtoje se eshte prishur mareveshja e Mukjes midis Ballit Kombetar dhe Partise Komuniste

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *