• |
ide | kryesore

(FOTO) Denoncojnë qytetarët, policia arreston 44-vjeçarin që lëvizte me armë

Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 44-vjeçar për armëmbajtje pa leje pas denoncimit të qytetarëve.

Sipas të dhënave zyrtare,  qytetarët kanë njoftuar nw numrin e emergjencave se në zonën e Kombinatit një shtetas lëvizte me armë.

Shërbimet e Policisw bwnw krehjen e zonës dhe në rrugën “Konferenca e Pezës” kanë konstatuar shtetasin i cili përkonte me përshkimin e dhënë. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar shërbimet e policisë i gjetën një armë zjarri pistoletë. Në kushtet e flagrancës u bë arrestimi i shtetasit G. T., 44 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak”).

Arma Tirane



1 Comment

  1. Behen show per te treguar se llesh leshi po punon. Mashtrime
    Psenuk nxjerrin emra apo dekonspirohet F B I e Ngjeles.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *