• |
ide | kryesore

Këmbim spektakolar: Real Madrid gati të bëjë çmendurira për Pogba

Sport



Manchester United është i gatshëm të shesë Paul Pogba, duke parë situatën e krijuar dhe dëshirën e shfaqur gjithnjë nga francezi për të ndryshuar ambjent. Real Madrid është gati të bëjë cmendurira për ta pasur në skuadër kampionin e botës. E në këtë pikë oferta e Djajve të Kuq është ajo e vendosjes në tavolinë të një dyshe që do të kishin tronditur bindjen e cdo drejtuesit klubi apo trajneri: Gareth Bale e Toni Kroos për të dërguar në Bernabeu Pogba.

Ky është pozicioni i klubit anglez, sipas ‘The Mirror’, përballë zërave të merkatos që e afrojnë francezin me Blancos. Ish-mesfushori i Juventus, që insiston për tu larguar nga Old Trafford, është një nga lojtarët e kërkuar nga Zinedine Zidane, presidentit Florentino Perez, për të rindërtuar skuadrën në verë. Tekniku e ka shprehur publikisht pëlqimin e tij për lojtarin: “Më pëlqen shumë, nuk është dicka e re. E njoh personalisht, është ndryshe dhe jep në fushë dicka që shumë pak lojtarë munden”. Tratativa, në cdo rast, parashikohet e komplikuar dhe rrezikon të bëhet ttelenovela e parë e merkatos së verës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *