• |
ide | kryesore

Shkënda Dubova në pritje të fëmijës së parë

Paparazzi, Slider


Këngëtarja e njohur shqiptare, Shkënda Dubova ka dhënë një lajm të madh sot më 1 prill, në Ditën e Gënjeshtrave.

Përmes një postimi në Instagram, ajo shprehet se është shtatzënë dhe në pritje të ëmbël të një bebushi.

Shkenda shkon edhe më tej për ta bërë edhe më të vërtetë lajmin duke treguar gjininë e foshnjës:

“Është vajzë!”, shkruan këngëtarja në një postim në Instastory.


Por nuk ka vonuar shumë dhe këngëtarja ka hedhur gjithçka poshtë me një tjetër postim, ku i uron fansat gëzuar 1 prillin.

Nuk e dimë nëse Shkenda Dubova është menduar të bëhet nënë me partnerin e saj romantik i cili një vit më parë i propozoi në mes të club-it.

Teksa priste mesnatën për të festuar ditëlindjen, këngëtarja Shkenda Dubova ka marrë një nga surprizat me të bukura.

I dashuri Labi, kishte menduar ta propozonte me rastin e 33-vjetorit dhe kështu bëri. Në mesin e miqve dhe familjarëve ai i bëri pyetjen: “A do të martohesh me mua?”

Dhe sigurisht përgjigjja ishte: PO!


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *