• |
ide | kryesore

Young Zerka flet për mardhënien me Ronela Hajatin

Paparazzi, Slider


Nuk po dimë më ç’të mendojmë për marrëdhënien e Ronela Hajatit dhe Young Zerka-s. Pak javë më parë u përhap lajmi se dyshja është ndarë dhe i ka dhënë fund romancës disavjeçare.

Zerka është pyetur shpesh në intervistat e fundit për lidhjen e tij me këngëtaren, por sot u përgjigj më hapur.

I ftuar në emisionin “Wake up”, ai fillimisht bëri një batutë duke thëë: “E kam gocë teze”.

Por më pas këngëtari sqaroi marrëdhënien e tyre aktuale. Mesa duket mes dyshes nuk ka inate dhe kanë mbetur miq.

“Me mua është i njëjti avaz, gjithmonë mediat thonë: ‘Zerka u lidh, Zerka u zgjidh’. Jemi shok-shoqe, kolegë shumë të mirë. Shpresoj që shoqëria të zgjasë shumë”, tha Zerka.

Sipas miqve të dyshes, arsyeja që çoi në ndarjen e tyre, ishte fakti që Ronela dëshironte ta zyrtarizonte lidhjen me Zerkën pasi çifti bashkëjetonte gjithashtu. Por Zerka aspironte tjetër gjë, të qenit shpirt i lirë dhe kjo ka bërë që marrëdhënia e tyre të përfundojë. iconstyle/


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *