• |
ide | kryesore

Fansat dallojnë photoshop-in e dështuar në foton e motrave Kardashian

Paparazzi, Slider


Motrat Kardashian-Jenner janë tallur nga përdoruesit e internetit, pasi kanë dalluar dështimet e “Photoshop”-it. Fansat e familjes së famshme akuzuan yjet e “reality-show”-t se, kanë edituar në mënyrën më të gabuar foton e postuar së fundmi prej tyre.

Pesë motrat dhe nëna e tyre pozuan për sezonin e ri të “Keeping Up With the Kardashians”. Në shikim të parë të gjitha duken të mrekullueshme, por fansat dalluan disa gabime të pafalshme.

Ata vunë re se pjesa e poshtme e trupit të Khloe-s mungonte, ndërsa Kourtney-t i kishin shtuar një gisht të gjashtë.

Në foto 63-vjeçarja Kris Jenner dhe pesë vajzat e saj kanë zgjedhur ngjyrat që variojnë nga e bardha te e arta.

Disa nga ndjekësit vunë re që Khloe nuk i kishte këmbët poshtë fundit të saj. Ndonëse mund të jetë thjesht këndi i fotos, fansave iu duk e dyshimtë.

“Ku është gjysma e trupit të Khloe-s?”, ishte një nga pyetjet më të shpeshta.

Gjithashtu ndjekësit e familjes së njohur shkruan sikur, Kendall ishte rrëzuar aty,ndërsa një nga gjunjët ishte edituar plotësisht.

Nuk mund të mos dallohej as gishti i gjashtë i Kourtney-t në këmbën e majtë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *