• |
ide | kryesore

Video që tregon se Kylie dhe Travis janë…

Paparazzi, Slider


Kylie Jenner ka publikuar sot një video mjaft të këndshme të vajzës së saj Stormi me të atin.

Surpriza e kësaj videoje të publikuar në Instagram është partneri i saj Travis, i cili shfaqet për herë të parë që nga mosmarrëveshjet pas akuzave për tradhti.

Me sa duket gjërat qenkan OK për çiftin dhe për këtë me siguri ka pasur rolin e saj vogëlushja Stormi, e cila duket si një zonjushë e vërtetë me këtë çantë në dorë.

Këtë çantë ia ka dhuruar Kourtney motrës Kylie, por me sa duket është bërë fiksimi i ri i vajzës, e cila nuk e lëshon nga dora.

“Ajo nuk e lëshon atë çantë”, shkruan Kylie në pamjet e publikuara.

Një burim thotë për “ETOnline” se, çifti po shkon shumë mirë bashkë dhe pavarësisht problemeve të vogla në ditët e fundit, ata kanë ecur përpara dhe kanë hedhur gjithçka pas krahëve.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *