• |
ide | kryesore

FOTO/ Gjendet e pajetë në shtëpi aktorja dhe politikania maqedonase

Lajme, Të fundit



Sot është gjetur e pajetë në një apartament në Shkup të Maqedonisë së Veriut, aktorja dhe ish-kryetarja e komunës së Kisella Vodës, Biljana Beliçanec-Aleksiç. Ministria e Brendshme ka konfirmuar rastin për mediat, ndërsa është shprehur se grupi hetimor ndodhet në vendin ku u gjet e pajetë ish-kryetarja e Komunës dhe po punon intensivisht për zbardhjen e rrethanave. Dyshohet se ajo ka kryer vetëvrasje duke u vetëvarur.

Biljana Beliçanec-Aleksiç nga viti 2013 deri në vitin 2017 ishte kryetare e komunës së Kisella Vodës e përzgjedhur me kandidaturë nga partia e VMRO-DPMNE-së. Pas daljes nga skena politika ajo i ishte rikthyer teatrit. Ishte e martuar me regjisorin nga Manastiri, Sashko Millenkovski. Beliçanec ka lënë dy fëmijë adoleshent të cilët i ka nga martesa e parë, me një stomatolog nga Shkupi. 

Image result for Biljana Beliçanec-Aleksiç Image result for Biljana Beliçanec-Aleksiç Image result for Biljana Beliçanec-Aleksiç

Image result for Biljana Beliçanec-Aleksiç



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *