• |
ide | kryesore

Detajet/ Si u prangos banda e Elvis Gaçajt dhe Leonard Dukës para se të kryenin atentat

Lajme, Të fundit



4 persona ranë në prangat e policisë këtë të hënë dhe policia e kryeqytetit u mjaftua vetëm me një njoftim me pak rreshta ku thuhej se këta persona “dispononin armë e drogë” dhe se “dispononte informacion nga qytetarët se këta shtetas mbanin në banesë sende të kundraligjshme”. Policia dha edhe inicialet me moshat e tyre ndërsa shtoi se në momentin e arrestimit ata tentuan të fshihnin një pistoletë që mbanin pa leje.

Por për kë bëhet fjalë.

“Koka” e këtij grupi është Leonard Duka 33 vjeç dhe bashkë me të u arrestuan edhe Elvis Gaçaj, 44 vjeç, Oltion Loga 38 vjeç dhe Dritan Agaj 38 vjeç. Ata dyshohen si një grup i strukturuar kriminal që trafikonin doga të forta nga Shqipëria drejt Gjermanisë. Në operacion u sekuestrua edhe një automjet i blinduar, BMW seria 7 me targa të Rusisë dhe që dyshohet se i përket Elvis Gaçajt. Burime brenda grupit hetimor thonë se aksioni u krye për të parandaluar një vrasje e cila ishte planifikuar dhe do kryhej nga ky grup personash.

Nëse bën një kërkim të thjeshtë për këta persona, emrat e tyre dalin në një sërë ngjarjesh të rënda në Tiranë. Në 2015-ën Elvis Gaçaj ka qenë objektiv i një atentati tek “Lulishte 1 Maji” në Tiranë, ku mbetën të vrarë gabimisht dy persona të tjerë, ndërsa ai u plagos. Në atë kohë humbën jetën e reja Aurora Oskian dhe Kevin Rugova ndërsa shpëtoi shoqja e Aurorës, Eda Gjura.

Në tetor të 2016-ës për këtë vrasje u dënua me burgim të përjetshëm Sael Sulaj, por që për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë 35 vite burg dhe Vasiel Çavo që do të vuajë 20 vite heqje lirie nga 30 që u dënua fillimisht. Shkak i konfliktit dyshohet se kishin qenë prishja e pazareve të drogës.

Viktimës Kevin Rugova iu gjet një sasi e vogël kokaine, (rreth 3.8 gram). Bashkëjetuesja e Elvis Gaçajt, Kristjana I. që u gjet e mbyllur në banesë tha se jetonte në atë banesë prej 6 muajsh dhe drogën ia kishte dhënë ai viktimnës. Gaçaj u gjykua në një proces të veçuar dhe u dënua me 3 vite 4 muaj burg.

Por brenda viteve 2013-2015, Elvis Gaçaj u ka shpëtuar edhe dy atentateve të tjera, ndërkohë që sulmet e mëparshme për ta eliminuar ishin kryer me eksploziv. Ne atentatin e parë u plagos lehtë nga shpërthimi i një sasie tritoli në makinë. Atentati i dytë mbeti në tentativë, pasi lënda plasëse nuk shpërtheu.

Elvis Gaçaj ka kryer një vrasje në vitin 1992 dhe një plagosje në vitin 2008. Ai është një personazh shumë i njohur në trafikun e drogës në kryeqytet. Ai akuzohet edhe për parcelat e hashashit në zonën e Shëngjergjit, si personi që i dispononte dhe financonte ato.

Ndërsa kreu i bandës, Leonard Duka 33 vjeç, së bashku me vëllain e tij, ishin shpallur në kërkim pas një atentati që i bënë një personi me inicialet E.D, më 20 mars të 2017-ës. E.D mori plumb në gjoks, por i shpëtoi vdekjes. ©LAPSI.al

Résultat de recherche d'images pour "aurora oskian"
Aurora Oskian
Résultat de recherche d'images pour "kevin rugova"

Résultat de recherche d'images pour "aurora oskian"
Sael Sulaj dhe Vasiel Çavo



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *