• |
ide | kryesore

Real Madrid gati për sakrificën: Kroos në këmbim të Pogba

Sport


Pasi dominuan Europën për vite me Zinedine Zidane në pankinë, këtë vit Real Madrid kapërjetuar një sezon zhgënjyes, pavarësisht rikthimit në pankinë të teknikut francez e triumfit në Botërorin e klubeve, kështu që tek merengues për verën po mendohet një revolucion merkato që përfshin emra të mëdhenj. Mes këtyre, sipas asaj që bën të ditur As, do të jetë edhe Toni Kroos, që sipas gazetës iberike është i bindur se e ka mbyllur ciklin në Madrid e dëshiron të nisë një aventurë të re.

Mesfushori gjerman ka një kontratë në skadencë në 2022, por Blancos, janë gati ta lënë të lirë, duke patur parasysh se edhe Kroos mendon të njëjtën gjë. Në të kaluarën, nënvizon As, Kroos ishte në listën e dëshirave të Manchester United e pikërisht me anglezët mund të hapet një tratativë (për momentin një hipotezë) për një këmbim me Paul Pogba, që i pëlqen shumë Zidane e nuk e ka fshehur kurrë vlerësimin e tij për Real.
Ka një pengesë, sepse në Premier, lojtari i pëlqen edhe klubit tjetër të Manchester, por nuk janë vetëm anglezët në listë për të: Juventus e Inter kanë marrë infiormacion dhe do të bëjnë tentativën e tyre.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *