• |
ide | kryesore

Khedira duhet të operohet në gju: sezon i mbyllur për gjermanin

Sport



Sezon i mbyllur për Sami Khedira, që duhet të operohet në gjurin e djathtë. “Mesfushori – bën të ditur Juventus – vazhdon të ketë probleme me gjurin e djathtë, pas kontrollove të bëra e për të cilat është e nevojshme një ndërhyrje kirurgjikale”. Një tjetër ndalesë për gjermanin, që sapo ishte kthyer në dispozicion të Allegri pas operacionit në zemër, për shkak të një aritmie, e një muaji larg fushave.

“Pas katër muajve dhimbje të vazhdueshme të gjurit – në disa ditë edhe më fort se ditë të tjera – vendosa ti nënshtrohem një ndërhyrje kirurgjikale për tu shëruar plotësisht – është mesazhi i Khedira në Tëitter – Ndërhyrja kirurgjikale është programuar në dy javët e ardhshme. Objektivi im është të kthehem në 100% për fillimin e sezonit të ardhshëm. Mezi pres të luftoj për të arritur sërisht objektivat tona”.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *