• |
ide | kryesore

Tirana i ka kundër të gjithë…edhe presidentin Halili

F1, Sport



Imazhet e përlotura të futbollistëve të Tiranës, pas ndeshjes që zyrtarizoi rrëzimin e tyre në Kategorinë e Parë, dy vjet më parë, u përdorën si simboli i një situate që nuk duhet të përsëritej më. Madje ai vit për bardheblutë u konsiderua sikur nuk ekzistoi: ishte thjesht një gabim. E ndoshta për 24 herë kampionët, përulësia do të kishte qenë më e udhës në këtë rast. Do ti kishte bërë ta shihnin realitetin më sytë e duhur, do ti kishin bërë lojtarët të ndjenin peshën e fanellës më fort, që sot të ishin të ndërgjegjshëm për atë që i kërcënon.

Një strategji e ndërtuar gabim, pa dashur të gjendet fajtori: kur ndodh janë të gjithë nga pak. Por që po përballet ëprsëri në mënyrën e gabuar, në kohën kur hijet e castit më të errët të historisë po mbulojnë edhe një herë klubin e Selman Stërmasit, gjashtë javë nga fundi i kampionatit.

Bardheblutë duhet ti luajnë si 6 finale, por nuk mund të luajnë të vetëm. Ata që zbresin në fushë i kanë të gjithë kundër, edhe presidentin, edhe stafin: të gjitha ata që në momentin më të papërshtatshëm tentojnë të heqin fajet nga vetja. Natyrisht është e lehtë të ngarkosh të tjerët me përgjegjësi, por kujt i shërben në këtë moment? Halili flet si nga jashtë, duke harruar se tifozët përpara se të kapen me lojtarët e kanë zgjedhur prej kohësh fajtorin. Apo edhe ata të tjerët që përmendin hierarkinë në klub, mos funksionimin apo cdo gjë tjetër, që vetëm në këtë moment nuk duhet….

Gjërat mund të jenë edhe kështu, por Tirana në gjashtë javët e ferrit duhet të jetë bashkë, e të mos shtojë një tjetër armik në listë…veten.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *