• |
ide | kryesore

Problemet kardiake mbyllin karrierën e 22 vjecarit: Roma bën gjestin e madh

Sport


Një zhgënjim i madh mund të transformohet në një fillim premtues: kjo është sinteza e historisë së Abdullahi Nura tek Roma. Mbrojtësi i datëlindjes 1997, është kthyer para kohe nga huazimi dy vjecar në Perugia, i detyruar të tërhiqet përfundimisht nga futbolli i luajtur për shkak të problemeve kardiake, që nuk i lejojnë të superojë testet fizike.

Por verdhekuqtë kanë bërë një veprim për të përshëndetur, në mënyrë që të mos e braktisin 22 vjecarin: klubi ka ndërmend ti zgjidhë kontratën si futbollist, në skadencë në 2020, për të firmosur një të re ku Nura do të përfshihet në shoqëri, duke nisur një karrierë me shumë mundësi tek sektori i të rinjve.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *