• |
ide | kryesore

Kampioni i Juventus operohet në gju: gjithçka shkon mirë

Sport



Ka përfunduar me sukses ndërhyrja kirugjikale për pastrim, nëpërmjet artroskopisë, në gjurin e djathtë për Sami Khedira, i detyruar të mbayllë para kohe sezonin. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi bardhezi në faqen zyrtare. Operacioni është kryer në Augsburg, në Gjermani, nga Doktor Uli Boenisch, i asistuar edhe nga mjeku përgjegjës bardhezi Doktor Claudio Rigo. Mesfushori gjerman do të mund të startojë menjeherë me kurat rehabilituese.

Një sezon plot dëmtime ajo e Khedira, që sapo ishte kthyer në dispozicion të Allegri, pas operacionit në zemër për shkak të një aritmie që e mbajti një muaj larg fushave. E tani erdhi vendimi për tu operuar në gju “pas katër muajsh dhimbje të vazhdueshme”. Objektivi i gjermanit është të kthehet 100% të formës për fillimin e sezonit të ardhshëm: “Mezi pres të kthehem të luftoj për të arritur objektivat tona edhe njëherë”.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *