• |
ide | kryesore

Modeli shqiptar i taksës së sheshtë, “mollë sherri” mes deputetëve italianë

Lajme, Planet


Një debat tejet polemik është zhvilluar në studion e emisionit “Dimartedi” të televizionit “La7” mes deputetit të Partisë Demokratike italiane (PD), Carlo Calenda-s dhe një ligjvënëseje tjetër të njohur për qendrimet e saj euroskeptike, Francesca Donato-s të partisë qeveritare “Lega Nord”.

I pyetur nga gazetarja Sabrina Biraghi lidhur me dobishmërinë potenciale të politikës së taksës së sheshtë të planifikuar për t’u vënë në zbatim brenda harkut kohor të këtij viti nga zv.kryeministri, njëkohësisht ministër i Brendshëm dhe kryetar i “Lega Nord”-it, Matteo Salvini, Calenda mbajti një qendrim kritik dhe mosbesues. Në kundërpërgjigje ndërhyri deputetja Donato, duke argumentuar se kjo formë tatimi është aplikuar me sukses në disa vende të tjera, duke përmendur në veçanti Shqipërinë. Me një reagim thumbues, deputeti i PD-së italiane është përgjigjur se Shqipëria nuk është referenca e duhur për t’u bazuar për një reformë kaq të rëndësishme ekonomike. “Shqipëria? Nëse këto janë referencat tuaja, ju qenkeni të zënë shumë ngushtë.”- ka thënë me ironi Calenda. 

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *