• |
ide | kryesore

Thaçi për “Financial Times”: Samiti i Berlinit, fjalime boshe dhe asgjë konkrete

Planet


Në një intervistë të dhënë për prestigjozen britanike “Financial Times”, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur rreth bisedimeve të zhvilluara në Samitin e mbajtur ditën e hënë në Berlin, mes liderëve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.

Thaçi e ka cilësuar deklaratën e përbashkët për shtyp të Merkel dhe Macron si retorikë boshe që nuk propozon zgjidhje konkrete. “Jo vetëm unë, por të gjithë ne nga rajoni u ndamë të dëshpëruar nga takimi në Berlin. Nuk kishte asgjë konkrete, vetëm fjalime boshe. BE-ja është shumë e dobët dhe nuk është e bashkuar.”- është shprehur kreu i shtetit të Kosovës duke shtuar se me afrimin e zgjedhjeve për rikompozimin e Parlamentit Evropian, eksponentët e Bashkimit Evropian janë të shqetësuar për rezultatet e votimit në kushtet e fuqizimit të forcave populiste.

“Pa përfshirjen dhe rolin drejtues të SHBA-së, unë jam skeptik që dikush nga BE-ja mund të bëjë diçka. Roli i SHBA’së është vendimtar për një zgjidhje.”- është shprehur Thaçi duke vënë theksin tek domosdoshmëria e ndërmjetësimit të SHBA-ve për rivendosjen e dialogut dhe normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe me Serbinë. Presidenti Thaçi nënvizon se synimi qendror që duhet përmbushur është njohja e Kosovës nga Serbia, me qëllim që të vijohet normalisht me procesin e integrimit të të dy vendeve në familjen evropiane.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *