• |
ide | kryesore

Flet drejtoresha e shkollës, i ‘forti’ i PS-së dhunoi mësueset e djalit

Lajme, Të fundit



5 ditë më parë ish-kryeministri Sali Berisha ishte ai që denoncoi dhunën e një prindi ndaj mësuesve të shkollës ku mësonte djali i tij në Lundër të Tiranës. Drejtoresha e shkollës jo vetëm që e konfirmon dhunën e ushtruar ndaj disa mësueseve të kësaj shkolle nga Bardhi Xixi por edhe shprehet se ai është liruar nga burgu. Kujtojmë se Berisha ka denoncuar se Xixi është një person shumë i afërt me Partinë Socialiste.

Ngjarja ndodhi më 25 Prill. Mësuesit konfirmojnë se janë dhunuar nga prindërit e një fëmijë që ka shkuar i dehur në shkollë. “Prindi bërtistedhe kishte një ton të lartë të zërit dhe përdorte një fjalor jo-etik. Zotëria shtyu një mësuese që ishte shtatzënë. Njëra prej tyre ishte shtatzënë u futa që të mos dëmtonte atë. Prindi i nxënësit është Bardhi Xixi i cili është liruar nga burgu. Të pranishëm ishin pesë mësuese, mua më ka shtyrë, njërën prej mësueseve e ka goditur, tjetra ishte shtatzënë dhe e kemi larguar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00. Nxënësit e tjerë u terrorizuan pasi ai ishte i dhunshëm”, tha drejtoresha Alma Kaziu.

“Ai i njeh të dyja mësueset, pasi njërën e ka edhe bashkëfshatare. Ai bërtiste dhe fliste me një fjalor jo etik. Gjithsej jemi përfshirë 5 persona, 4 mësuese dhe unë. Përveç dy mësueseve që u shtynë nga zotëria në fjalë, dy të tjerat ndërhynë për ta qetësuar. Ne telefonuam të plotëfuqishmin e zonës dhe më pas vijoi proçedura. Aktualisht di që autori është në gjendje të lirë. Di që çështja i ka kaluar prokurorisë. Unë u bëra 13 vite që punoj këtu dhe ky është një komunitet i mirë”.

Ndërkohë njëra prej mësueseve të dhunuar u shpreh: “Jam shtyrë prej tij dhe kam rënë pa ndjenja në tokë, pas kësaj nuk kam kuptuar asgjë se çfarë po ndodhte. Fëmijët që ishin pranë janë terrorizuar pastaj u trembën kur panë mësueset e tyre në ato rrethana. Jam ndihmuar vetëm nga koleget dhe nuk kam marrë asnjë ndihmë mjekësore”.



7 Comments

  1. Plotesisht e vertete, e kane liruar mbas tre ditesh per lidhjet me PS qe ka ne zonen e Lundres ,Kjo eshte drejtesia zoti Rama?

  2. Dmth personi eshte proceduar nga policia dhe po ndiqet nga prokuroria ne gjendje te lire.
    Do te doja qe e njejta procedure te ndiqej fjalavjen per ate gardistin malok te Zenit qe vrau kamarierin per hic asgje.

  3. Kane din dhe iman -morrat e kuq-ata henger koken me njeri tjetrin ne sistemin diktatorial ,se pak vrau Erdhjer,qe i kishte shoke lufte ,jo me ky burgaxhiu i Lundres qe eshte eksponent i -PS-se per mesueset e -PS-se .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *