• |
ide | kryesore

Kërcënohet me hanxhar e kaçavidë në qafë vëllai i Arthur: hajdutët e ndeshjeve godasin përsëri gjatë Champions

Sport



Asnjë minutë në fushë e shtëpia e grabitur nga hajdutët. Në nivel personal ishte një e mërkurë për tu harruar për mesfushorin e Barcellona Arthur. Gjatë ndeshjes së katalanasve në Champions, kundër Liverpool, dy njerëz me maskë janë futur në shtëpinë e brazilianit e, pasi kërcënuan me vdekje të vëllain me hanxhar e kacavidë të vendosur në qafë, kanë vjedhur xhevahirët dhe një rolex. Lajmin e ka bërë të ditur ‘El Taquígrafo’.

Në shtëpi ishte vetëm i vëllai që po ndiqte gjysëmfinalen e Champions League në televizion. Sipas një ndërtimi të parë të ngjarjes, dy kebërësit kanë përfituar nga një dritare e hapur për tu futur brenda. Kanë kërcënuar për vdekje djaloshin, duke i vënë kacavidën në qafë e mbi cështjen tani po heton policia spanjolle.

Nuk është rasti i parë që hajdutët në Spanjë zgjedhin kohën e ndeshjeve, për të vjedhur shtëpinë e futbollistëve që janë në fushën e lojës. I fundit e kishte pësuar Boateng.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *