• |
ide | kryesore

Statistikë tronditëse, më shumë se gjysma e austriakëve në “amnezi” historike

Planet


Sipas një sondazhi të realizuar nga instituti kërkimor “Schoen Consulting”, njohuria e austriakëve rreth genocidit antisemit të ndërmarrë nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, Holokaustit, është në një nivel shqetësues nën pragun e informacioneve bazike, duke treguar mungesë të theksuar vetëdijësimi kundrejt krimeve të kryera ndaj njerëzimit. Më shumë se gjysma e të anketuarve nuk kishin dijeni se afro gjashtë milionë hebrenj janë vrarë, në zbatim të ideologjisë racore të regjimit nacional-socialist të Adolf Hitlerit.

Kjo qasje “amnezie” historike përforcohet akoma edhe më shumë kur vërejmë se mes të intervistuarve që u përkasin grupmoshave të reja, në një ratë prej 38 % është dhënë përgjigjia se nazizmi mund të kthehet në pushtet. Sakaq, më shumë se 1/3 e të gjithë austriakëve dhe 42 % e atyre që kanë lindur në kapërcyell të shekullit të XXI-të, kanë një perceptim spekulativ mbi Holokaustin, që e redukton numrin e viktimave në vetëm dy milionë.

Paqartësitë lidhur me të shkuarën thellohen në rrafshin historik, pasi kampioni i targetuar i qytetarëve është i dyzuar mes fajësisë së Austrisë apo të qenit pre e aneksimit nga Gjermania Naziste. Në sondazh morën pjesë rreth 1 000 austriakë, të cilët u anketuan në rrugë telefonike ose elektronike.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *