• |
ide | kryesore

U ndërrua me Bonuccin, dëmtimet i morën frymën: 5-6 muaj të tjerë jashtë fushave për mbrojtësin

Sport



Ndërhyrja kirurgjikale është kryer me sukses të plotë, e tani nis puna e gjatë për rikuperimin. Mattia Caldara, ashtu si kishte bërë të ditur Milan, “i është nënshtruar artroskopisë në rikonstruksionin e tendinës së ligamentit kruciat të jashtëm. Ndërhyrja, e kryer nga Prof. Pier Paolo Mariani në prezencë të mjekur social kuqezi Mario Brozzi, ka përfunduar me sukses. Kohët e rikuperimit janë vlerësuar rreth 5-6 muaj”.

Caldara, i mbërritur në verë nga Juventus, pas ndeshjes në Europa League kundër Dudelange, një javë më parë në kthimin e gjysëmfinales së Kupës së Italisë kundër Lazio ka luajtur ndeshjen e dytë si titullar në këtë sezon. Nuk ka qenë me fat ky vit për mbrojtësin, i torturuar nga pesë muaj stop për problemet muskulare e më pas nga dëmtimi në tendinën e Akilit. Dukej sikur mbërriti fundi i tunelit por, ndërkohë, një tjetër dëmtim i rëndë, këtë herë në ligamentin e gjurit. Për Gattuso një problem më shumë e një mbrojtës më pak në një moment të vështirë të sezonit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *