• |
ide | kryesore

Alexis Sanchez do të rikthehet në Serie A: kontakte intensive me klubin

Sport



Një Ligë Kampionesh për t’u fituar sot, një e ardhme për t’u përcaktuar nesër. Inter ka nisur manovrat e mëdha. Duke nisur nga stol, tek i cili mund të ulet Antonio Conte, për të vijuar me sulmin ku sygjerimi ka emrin Alexis Sanchez. Një profil jo i ri, ai i kilianit. Afër Inter në sesionet e kaluara të merkatos, kur ende vishte fanellën e Arsenal, është kthyer në modë sërish, me aventurën te Manchester United gjithmonë e më shumë drejt përfundimit pas kualifikimit të munguar në Champions League e ardhshme.

Për më shumë: sipas “La Gazzetta dello Sport” dhe “Tuttosport”, Sanchez i është propozuar Inter. Jo direkt, por nëpërmjet agjentit të tij, Fernando Felichevich, që në ditët e kaluara ka shkuar në Milano, për të folur me drejtuesit zikaltër dhe duke ndjekur Milan-Bologna në San Siro.

Sigurisht, jo gjithçka është kaq e thjeshtë. Përkundrazi. Paga që Sanchez fiton në Manchester është larg atyre që jepn në të gjitha skuadrat e Serie A, jo vetëm për Inter. Pra, është një ide që për momentin mund të qëndrojë në këmbë, por që për t’u konkretizuar kërkon durim dhe pranimin e një ulje të konsiderueshme të pagës nga ana e lojtarit. E komplikuar.

Qëndron ende edhe pista për një sulmues të ri, në rast se në fund të sezonit rrugët e Inter dhe të Icardi duhet të ndahen: në garë janë emrat e dy sulmuesve të pastër si Romelu Lukaku dhe Edin Dzeko. Ky i fundit konsiderohet prioriteti i drejtuesve zikaltër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *