• |
ide | kryesore

Trump në vështirësi, demokratët nisin “ofensivën” ndaj Prokurorit të Përgjithshëm

Planet


Komisioni Juridik i Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka vendosur të dënojë për mosbindje ndaj Kongresit, kreun e Departamentit të Drejtësisë, Prokurorin e Përgjithshëm, William Barr. Shkak për dënimin e Barr-it u bë refuzimi për të dorëzuar kopjen e plotë të raportit hetimor të kryer nga Prokurori i Posaçëm, Robert Mueller, lidhur me ndikimin potencial të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA-të në nëntor të vitit 2016.

Mosbindja ndaj Kongresit përben kundravajtje penale që sanksionohet duke variuar nga një detyrim monetar prej 1 mijë dollarësh e deri në 12 muaj heqje lirie. Ndëshkimi i Prokurorit të Përgjithshëm përshkallëzon edhë më tej marrëdhënien e tensionuar mes Dhomës së Përfaqësuesve, të kontrolluar nga demokratët dhe administratës së republikanëve të presidentit Donald Trump.

Në raportin përfundimtar që u bë publik rreth tre javë më parë, Mueller shpjegonte se ndërsa hetimi identifikoi lidhje të shumta  ndërmjet individëve që kishin lidhje me qeverinë ruse, dhe individëve të lidhur me fushatën e Trump, dëshmitë nuk ishin të mjaftueshme për të mbështetur akuzat penale. “Për më tepër, nuk kishte prova të mjaftueshme për të akuzuarit, anëtarë të fushatës së Trump, se kishin komplotuar me përfaqësuesit e qeverisë ruse, për të ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2016.”- konkludonte Mueller.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *