• |
ide | kryesore

Deschamps pranë Juventus: Agnelli i tentuar të kthejë në skuadër teknikun kampion bote

Sport



Didier Deschamps është bërë tekniku favorit në Torino për të zëvendësuar Massimiliano Allegri në pankinën e Juventus. Për teknikun e Kombëtares së Francës bëhet fjalë për një rikthim, sepse e drejtoi Juventus të kthehej në Serie A, pas ngjarjeve kontroverse të Calciopoli, që e zbritën klubin në divizionin e dytë.

Deschamps duket se do të kthehet kështu të përfundojë punën e lënë përgjysëm në 2007. Francezi ka pranuar të punojë me buxhetin që klubi ka në dipozicion dhe ka marrë ‘bekimin’ e drejtuesve bardhezinj. Ky lajm vjen vetëm një ditë para se Allegri të bëjë takimin vendimtar me presidentin e klubit Andrea Agnelli.

Deschamps ka luajtur 178 herë për gjigantët e Serie A mes viteve 1994-99, duke fituar tre tituj të Serie A dhe një Champions League.
50-vjecari do të mbërrinte në Torino me statusin e kampionit të botës, pas triumfit të Francës verën e kaluar.

Sipas asaj që raportohet nga Tuttosport, trajneri francez është prioritet me një përqindje prej 50 përqind kuotat e ardhjes në rast të lamtumirës së Allegri. Rriten kuotat e Maurizio Pochettino me 30 përqind, po aq sa Maurizio Sarri, ndërsa më larg duket Pep Guardiola.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *