• |
ide | kryesore

Vetëm merreni: Manchester United paguan gjysëm e rrogës së Sanchez nëse Inter e do

Sport



Alexis Sanchez-Inter, një tjetër mundësi për një bashkim që mund të arrihej edhe më parë, në dy raste (para kalimit të kilenit nga Udinese tek Barcellona e para trasnferimit Barça-Manchester United). Agjenti i lojtarit ka qenë në Milano rreth 10 ditë më parë, e ka zhvilluar një takim me drejtuesit zikaltër, që më delikatesë ka nxjerrë të ekzagjeruar rrogën e lartë të lojtarit.

Por sipas medias angleze, Mirror mbi të gjitha, bindja është se Red Devils duan të shpëtojnë nga Sanchez, 30 vjec, që vjen nga dy dëmtime të gjata në gju e kofshë dhe që kondicionuan sezonin me vetëm 27 prezenca totale (por vetëm 1240′ të luajtura). Ky është edhe motive që duan ta shesin tek Inter në huazim me të drejtën e blerjes, duke paguar gjysmën e pagës së lojtarit: 500.000 stërlina në javë, rreth 28 milionë euro në vit.

Në këtë mënyrë për zikaltrit tratativa mund të jetë e arritshme edhe pse, pavarësisht huazimit me shifra të ulëta e kursimit të 50% të pagës, duhet të shpenzojnë 14 milionë euro për vitin e kilenit. Praktikisht, aq sa është kërkesa e rinovitimit të Icardi, që nuk është miratuar ende. Sanchez do të bëhej lojtari më i paguar i skuadrës: shifra për momentin të pamenduara për planin e Suning.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *