• |
ide | kryesore

Parfumi i personalizuar që zbuloi “skifterët” e Laçit, shpërbëhet banda prej 8 personash

Lajme, Të fundit


Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me autoritetet franceze kanë vënë në pranga 8 shtetas shqiptarë, të cilët në formën e një grupi kriminal grabisnin banesa kryesisht në lindje të Francës, në Belgjikë, në Itali, në Spanjë dhe në Gjermani.

Finalizimi i operacionit të përbashkët shqiptaro-francez për shpërbërjen e bandës së shqiptarëve, është kryer në prill të 2019-s, ndërsa është njoftuar së fundmi më 13 maj në një konferencë për shtyp të kryeprokurorit përkatës të rajonit, Fransua Perain (François Pérain) dhe të prokurorit shqiptar, Besim Hajdarmatajt.

Mësohet se shuma e orendive, sendeve dhe mallrave të vjedhur nga banesat, arrin shifrën e 300.000 eurove. Pesë prej anëtarëve të bandës, pjesëtarë të familjes Kajtazi, u arrestuan në Francë, ndërsa tri të tjerët, Alfons Përkola, Besnik Fufi dhe Aleks Marku, u arrestuan në Shqipëri me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Nga hetimet e përbashkëta rezultoi se familja Kajtazi shërbente si bazë e veprimtarisë së bandës. Pasi kryenin bastisjet e shtëpive dhe të lokaleve në vendet e lartpërmendura të Evropës, tre të arrestuarit në Shqipëri, riktheheshin në qytetin e tyre, në Laç, ku depozitonin sendet e grabitura.

Autoritetet ranë në gjurmët e bandës falë një parfumi të personalizuar që u gjet në shtëpinë e Përkolës, të denoncuar si të vjedhur nga shtetasja franceze Lambotte Dominique. “Më vodhën një parfum me dedikim të personalizuar, ku shkruhej ‘Gëzuar Krishtlindjen’ .”- pati denoncuar Dominique.


1 Comment

  1. Dhe te gjitha vjedhje krivit behen nga ata te rretheve,kot thone qe jemi nga Tirana kane nga 20 vjet aty dhe thone qe jemi tiranas,.Kur erdha aty me njehere dalloheshin keta te rretheve nga veshja nga menyrat e te qethurit,nga menyrat kur flasin o zot edhe ketu ne Amerike me nje here I dalloheshin qe jane nga rrethet.Mor po 50 vjet lere jashte shtetit nuk ndryshojne fshatari fshatare ngelet,.I sa te never Ikur jane te vjen per te vjell

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *