• |
ide | kryesore

Shpërbëhen 4 bandat e “skifterëve” shqiptarë në Itali, akuzohen për grabitjen e 57 banesave

Lajme, Të fundit



Policia italiane ka goditur katër banda shqiptarësh që akuzohen për kryerjen e plot 57 grabitjeve. Gjatë zhvillimit të aksionit policor, kanë rënë në pranga 17 anëtarë të këtyre bandave, të cilët  kishin plaçkitur 23 banesa në Milano, 17 në Varese, 8 në Como, 4 në Cremona, 3 në Leçe dhe 1 në Brianza e Brescia.

Pamjet e grabitjeve janë publikuar në mediat italiane, ku raportohet se në një rast shqiptarët u janë përgjigjur me zjarr efektivëve të Policisë, të cilët pasi i kishin rënë në gjurmët e tyre, iu kishin bërë thirrje të dorëzoheshin.

Sipas informacioneve të komunikuara nga Policia fqinje, të katër bandat bashkëpunonin me njëra-tjetrën, ndërsa shqiptarët ishin bërë gati të ktheheshin në atdhe. Gjatë kontrollit, atyre iu janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy pistoleta, dy makina, radio dhe 2200 euro.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *